Mos mendoni se ditëve të ftohta u erdhi fundi, ja si do jetë moti në ditët në vijim

684
Sigal

Dita e hënë sjell sërish reshje në të gjithë vendin, e borë në zonat malore. Temperatura maksimale arrin vlerën 16 gradë, ndërsa ajo minimale varion nga -2 në 8 gradë celsius.

Java e katërt e janarit do të shoqërohet nga masat e ftohta të ajrit, megjithëse pas të martës pritet ndërprerje të reshjeve.

Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të shkurtër), ndërsa në zonat veriore, reshjet do të jenë në formë dëbore, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 / 14 °C në vendet e ulëta: 5 / 14 °C në vendet malore: 0 / 6 °C.