Misteret e motit në javën e fundit të qershorit

936

Si do të jetë java e fundit e qershorit? Meteoalb ka zbuluar misteret e motit dhe për këto ditë.

Deri të mërkurën, moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë edhe bregdetin pjesërisht, të hënën dhe të martën.

Pjesa e dytë e javës sjell mot kryesisht të kthjellët në territorin shqiptar.

Temperaturat mbeten relativisht të ulëla ditët e para të javës por rriten të enjten dhe në vijim duke kulmuar në fundjavë kur maksimumet ngjiten mbi 32°C.