Mirëmbajtja e rrugëve, prezantohet Kontrata A me 336 kilometra, akset ku po punohet

1111
Sigal

Kontrata A, e para e dhënë për mirëmbajtjen e rrugëve në vend sipas një plani 5-vjeçar dhe që ka në bazë performancën është prezantuar nga kompanitë “Geci sh.p.k” dhe “Biolap” duke dhënë edhe detaje se ku po ndërhyhet. Prezantimi i bërë publik nga ARRSH nënvizon se kontrata në vetvete përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës ose Bashkitë Lezhë, Pukë, Kukës dhe Bajram Curri si dhe zonat Kufitare Muriqan, Han i Hotit, Vermosh (tre kufijtë në Mal të Zi) dhe Qafë Morinë (kufiri në Kosovë). Përafërsisht gjatësia e rrugëve të kontratës është 336.45 kilometra. Referuar prezantimit të kompanive aktualisht po punohet në disa akse sipas problematikës së hasur konkretisht në asetin rrugor. “Ndërhyrje për Rehabilitim do të kryhen në segmente të veçanta të kësaj rrugë (Shkodër ‐Kukës) në të cilën ka gropa apo asfalt të dëmtuar. Ndërhyrje për rehabilitimin e shtresave asfaltike si dhe ndërhyrje të tjera përveç shtresave siç janë profilim (pastrim) të bankinave dhe kanaleve dhe riparime te sinjalistikës rrugore. Punimet e rehabilitimit konsistojnë në: heqje asfalti të dëmtuar, mbushje gropa, sheshim, vendosje asfalti, riparime” vlerësojnë kompanitë. Ato japin detaje edhe për tre rrugët kryesore që përfshin kontrata dhe ndërhyrjet segment pas segmenti sipas gjatësisë.

Shkodër Kukës Gjatësia e rrugës 138,41 Km

Segmentet ku do punohet janë:

‐ Segmenti: Ura Kirit‐Guri i Zi rreth 6. 50 km.

‐ Segmenti: Guri i Zi ‐ Ura Spatharë 6,50 km.

‐ Segmenti: Ura Spatharë – Mjedë 3,20 km.

‐ Segmenti: Qafë Qelë – Pukë 28,00 km.

‐ Segmenti: Pukë ‐ Kryqëzim Hadroj 15,00 km.

‐ Segmenti: Kryqëzim Hadroj ‐ Fushë‐Arrëz 5,00 km

K/Hani i Hotit Tamarë Gjatësia e kësaj rruge 32.60 Km

Segmentet ku do punohet janë:

– Segmenti K/Hani Hotit, nënkalim ‐ Hot (Qendër) 3,20 km. § Segmenti Hot (Qendër) ‐ Rapsha 11,60 km. § Segmenti Rapsha ‐ Degëzimi Broje 16,30 km

-Ura e Bunës – Muriqan. Gjatësia e rrugës: 13,90 Km

  • Segmentet ku do punohet : • Segmenti Ura Bunës ‐ Zues 2,20 km. • Segmenti Zues ‐ Oblikë 4,70 km. • Segmenti Oblikë ‐ Muriqan 3,40 km. • Segmenti Muriqan ‐ Dogana Muriqan 1,60 km

Melgushë (K/Rr.Nr.1) Mjedë Gjatësia e segmentit 7,10 Km

  • K/Bushat (Melgushë K/Rr.Nr.1) ‐ Mjedë (degëzim Shkodër) 7,10 km

Kontratat e mirëmbajtjes në bazë të performancës janë një model që po mbështeten financiarisht nga Banka Botërore. Në total përfshihet mirëmbajtja e 1334 kilometrave rrugë në gjithë vendin përmes katër kontratave të lidhura me operatorët që kanë fituar garën gjatë procedurës së zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

E para, është kontrata A që përfshin Rajonin Verior Shkodër-Kukës, me një gjatësi në kilometra 336 dhe me një vlerë 21.2 milionë euro që është marrë nën menaxhim nga (JV) BIOLIAP A.T.E.V.E. & GECI LTD.

E dyta, është zona B që përfshin Rajonin Veri /Qendër/Lindje – Tiranë – Dibër me gjatësi 286 kilometra dhe me një vlerë 19.6 milionë euro e fituar edhe kjo nga (JV) BIOLIAP A.T.E.V.E. & GECI LTD.

E treta, zona C, përfshin rajonin Qendër/Jugor Lindje Fier-Elbasan – Korçë me gjatësi 419 kilometra me një vlerë 11.6 milionë euro dhe e lidhur me kompaninë Rawafed Al-torok Contracting Establishment.

E katërta zona D, rajoni jugor-Vlorë-Gjirokastër, me një gjatësi 350 kilometra, vlerë 13.7 milionë euro dhe operator fitues Elicatechnical Commerce Societa & Salillari shpk./monitor