Miratohet shpërblimi i pensionistëve për Vitin e Ri dhe çeku i bebeve

899
Sigal

Këshilli i Ministrave ka vendosur t’u japë pensionistëve 50 dollarë shpërblim për Vitin  e Ri.

Në mbledhjen e Qeverisë sot është vendosur që të akordohet edhe çeku i bebeve për vitin 2019: 400 USD për fëmijën e parë, 800 USD për fëmijën e dytë dhe 1200 uSD për fëmijën e tretë.

Njoftimin e ka dhënë kreu i qeverisë Edi Rama në Tëitter sot në mesditë:

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti).

Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por ç’ka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin.”