Ministrja Besa Shahini: Do rikonstruktojmë Universitetin e Sporteve. Falë Paktit për Universitetin po ua shlyejmë borxhin sportistëve

575
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka vizituar ambientet e Universitetit të Sporteve “Vojo Kushi”, ku ka theksuar vëmendjen që Qeveria po i kushton zhvillimit të sporteve. Ministrja Shahini ka deklaruar gjatë vizitës së saj se do të investohet për rikonstruksionin e godinës s Universitetit të Sporteve. “Vëmendja e munguar në dekada ndaj mësuesve të ardhshëm të edukimit fizik, drejtuesve sportivë, trajnuesve personal fizik dhe cilitdo që ka zgjedhur sportin si profesion të jetës, na ka futur në borxh me ta”, shprehet Shahini. Ministrja thekson se rikonstruksioni i plotë i godinës do të përfshije dhe investime për përmirësimin e kushteve ku ata stërviten. “Falë Paktit Për Universitetin po ua shlyejmë këtë borxh Universitetit të Sporteve duke planifikuar investime për përmirësimin e kushteve ku ata stërviten, si pishina, palestra, pista e atletikës dhe rikonstruksionit i plotë të godinave universitare”, deklaroi Shahini. Ndërkohë, ministrja Shahini ka njoftuar gjithashtu në rrjetin e saj social, nisjen e Kampionatit Evropian U-16 për djem, që zhvillohet në Parkun Olimpik Tiranë, duke i uruar suksese të gjithë pjesëmarrësve