Ministria Arsimit shkarkon pa paralajmërim Drejtoreshën e Arsimit në Shkodër

    469
    Ministria e Arsimit dhe Sportit ( MAS) shkarkon pa asnjë paralajmërim Drejtoreshën e Arsimit Shkodër Afërdita Haka. Burime pranë Drejtorisë së Arsimit në Shkodër, bëjnë me dije për gazetën “Telegraf” se Haka nuk është paralajmëruar lidhur me vendimin për pezullimin e saj nga detyra, madje nuk i është komunikuar as arsyeja e shkarkimit nga posti i drejtoreshës. 
    Ndërkohë dyshohet se motivet e këtij vendimi, kanë të bëjnë me fushatën elektorale, edhe pse znj. Haka njihet në qytetin e Shkodrës si mbështetëse e Partisë Socialiste. Mësohet se sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Plarent Ndreca, në vend të Hakos, komandoi si drejtor të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, Kadri Ymerin, i cili deri në momentin e shkarkimit të Afërdita Hakës, mbante postin e drejtorit të burimeve njerëzore. 
    Ndërkohë Afërdita Haka ishte emëruar në postin e drejtoreshës së Arsimit për Shkodrën vetëm 9 muaj më parë. Edhe zonja Haka kur u emërua në krye të DAR Shkodër, zëvendësoi Erjeta Laçej e cila edhe ajo u shkarkua pas afro 8 muajve. Në vazhdim pritet që pas shkarkimit të zonjë Haka si drejtore e DAR të zbardhen edhe shkaqet apo motivacioni konkrete që çuan në largimin e saj nga drejtoria rajonale e arsimit.
    Sigal