Meteorologët tregojnë ç’na rezervon moti sot e nesër

1304
Sigal

Sot pasdite dhe nesër të premten në shumicën e qarqeve reshjet priten të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa mbi gjysma e qarqeve pritet të ketë reshje mesatare, deri lokalisht intensive, njofton IGJEUM.

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore, kryesisht pasditeve dhe në mbrëmje.

TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 21 °C
në vendet e ulëta: 16 / 21 °C
në vendet malore: 9 / 19 °C

ERA
Sot pasdite nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë.