Mësuesit e Durrësit mbeten pa rroga në 7 mars

610
Sigal

 

Ndërkohë që sot është një ditë e shënuar për të gjithë arsimtarët e vendit tonë, pasi 7 Marsi është Dita e Mësuesit, duket se “dhurata” e qeverisë për ta është lënia pa rroga. Një denoncim është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku tregohet degradimi dhe trajtimi që i bëhet arsimit në Shqipëri. Në mesazhin dërguar Berishës, qytetari bën me dije se mësuesit e Durrësit ende nuk i kanë marrë pagat, edhe pse sot është 7 Marsi. “Përshëndetje Doktor Berisha. Kjo qeveri Bastarde, ka lënë arsimtarët në Durrës pa rrogat e tyre, se kanë festë, se kanë halle, nuk duan t’ia dinë për popullin. Kjo është dhurata që po u bën për festat arsimtarëve. Anonim të lutem se dihet çfarë bëjnë kjo racë e qelbur qeveritarësh, dhe atë kafshatë që mezi pret ta maresh, këto ta heqin.”