Merr fund vjeshta e ngrohtë! Fillojnë shirat dhe 7 gradë më pak

829
Sigal

Temperaturat e larta të tetorit dhe ditët e bukura me diell duket se do të mbyllen këtë fundjavë. Nga fillimi i javës së ardhshme pritet një rënie temperaturash. Krahasuar me ditën e sotme, në vlerat e tyre do të shënojnë një rënie mesatare me 7 gradë celcius.

Sipas Meteoalb e shtuna do te vijoje me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Më të shpeshta do te jene në zonat Lindore, ku priten shira të dobët dhe të izoluar.

E diela pritet të shtojë vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Ndërkohë, ditën e hënë priten reshje thuajse në të gjithë vendin, por më të dendura në jug.

Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna dhe e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.