Mbi 20.000 familjeve iu refuzua ndihma ekonomike, gjatë 2018

503
Sigal

Jashtë sistemit të ndihmës ekonomike kanë mbetur 20,202 familje, në vitin 2018 për arsye të mospërputhjeve gjatë verifikimit të të dhënave. Shërbimit Social Shtetëror, në analizën e tij vjetore, duke iu referuar skemës të ndihmës ekonomike, ka nxjerrë në pah problematikat e një sistemi që prej vitesh po kalon në faza reformimi. Nga mbi 101 mijë familje që aplikuan vitin e shkuar për të qenë pjesë të skemës, vetëm gjysma ka arritur që të përfitojë. “Vendimet finale të muajit janar, për shkak të ngarkesës së informacionit të kryqëzuar automatikisht janë gjeneruar nga 12 Drejtoritë Rajonale në muajin shkurt dhe në total janë vlerësuar përfitues 51.834 familje/individë në nevojë, nga të cilët 50.655 janë familje. 20.202 familje të tjera janë refuzuar nga sistemi për mospërputhje gjatë verifikimit të të dhënave” thotë raporti, i cili thekson gjithashtu se qarqet me numrin më të lartë të mospërputhjeve në raport me numrin total të aplikuesve është qarku Vlorës 52%, pasuar nga Kukësi 35%, Shkodra 31%, Dibra 28%, Lezha 29%, Fieri 29%, Berati 19,9% dhe Korça 19%.