Matura Shtetërore për sezonin e vjeshtës, MASH publikon datat e provimeve

    430
    Ministria e Arsimit ka publikuar datat për provimet e Maturës Shtetërore për sezonin e vjeshtës. Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 shtator ndërsa provimi i Gjuhës Shqipe zhvillohet më 3 shtator. Në deklaratën për mediat MASH njofton se “Provimi i Matematikës do të zhvillohet më 7 shtator dhe lëndët me zgjedhje më 11 shtator”

    Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë:
    Gjuhë e huaj 01.09.2015
    Gjuhë shqipe dhe letërsi 03.09.2015
    Matematikë 07.09.2015
    Lëndë me zgjedhje 11.09.2015

    Provimet kombëtare të arsimit bazë 2015, sesioni i dytë:
    Gjuhë e huaj 27.08.2015
    Gjuhë shqipe 29.08.2015
    Matematikë 31.08.2015
    Më datën 26 korrikun 2015 MASH ka publikuar udhëzimin e plotë me të gjitha detajet për plotësimin e formularit A2, për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në universitet. Ashtu si dhe vitin e kaluar, ky formular do të plotësohet online sipas disa hapave dhe rregullave të përcaktuara më parë.
    Sigal