Marinela Ziu:Shqipëria, e treta më e korruptuara në botë

668
Sigal

Shqipëria e treta më e korruptuara në botë, Marinela Ziu jep alarmin: Ja shifrat që e vërtetojnë

Nga Marinela Ziu
(Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences, PD)

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, gjen vendin tonë, si më të korruptuarin në Rajon sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe si vendin e tretë më të korruptuar në botë sipas Bankës Botërore.Me një faturë:

* 3 miliard euro koncesione korruptive, pa garë, të paracaktuar, në shkelje të ligjit, pa asnjë benefit për qytetarët por vetëm për oligarkët.

* 4,2 miliard euro dëm të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

* 1 miliard euro shpenzime luksi për administratën dhe fasadën e Rilindjes.

* 400 milion euro tendera korruptivë dhe kontrata sekrete për 11 miq të Ramës.

* 1,6 milion euro për zyrën e Kryeministrit.

* 300 milion euro ose 40% të tenderave pa garë.

* 250 milion euro, do të kurseheshin mjafton të zbatohej Ligji i Prokurimit Publik dhe të fitonte oferta më e ulët.

* 140 milion euro, fatura e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta nga administrata.