Lotaria, ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

931
Sigal

Në një kohë kur ende vijojnë aplikimet për lotarinë amerikane, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada bën me dije se sot në orën 15:00 personeli i Konsullatës do t’u përgjigjet në kohë reale të gjitha pikëpyetjeve të atyre që kanë paqartësi për procesin.

“??️ | Bëhuni gati të postoni pyetjet tuaja mbi Lotarinë Amerikane, sot në orën 15:00. Personeli i Konsullatës do t’ju përgjigjet në kohë reale mbi çdo gjë që duhet të dini mbi aplikimin e Lotarisë Amerikane”, shkruan në ‘Facebook’ ambasada. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.

44178833 10155922678185838 6429534989498449920 N