Lindita Nikolla iu çon letër, studentët të pakënaqur. Kërkojnë dorëheqjen e ministres

1446
Sigal

Ministrja Lindita Nikolla iu ka çuar një letër studentëve që protestojnë për të tretën ditë përpara zyrës së saj, duke iu pëegjigjur disa prej kërkesave të tyre, dhe dhënë premtime për disa të tjera.

Një nga pikat që Nikolla është përgjigjur është dhe ajo për kartat e studentit. Nikolla shkruan se janë duke u marrë masat e nevojshme që të garantohet karta e studentit për të gjithë.

Mirëpo studentët që janë pjesë e protestës shprehen se negociata me ta nuk ka deri në plotësimin zyrtar të kërkesave të tyre.

Studentët shtojnë se ata nëse vazhdohet me arrogancë do të kërkojnë dhe dorëheqjen e ministres Nikolla.

Studentët këmbëngulin se ata nuk do të zhvillojnë takime veç e veç as më Nikollën dhe as me Ramës, pasi në këtë mënyrë do të arrihej përçarja e tyre.

Përgjigjia e Nikollës:

“Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posacme të punës me përfaqësues të Këshillave studentoë, MASR dhe institucioneve publike të larta.

Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërtisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojme se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe branda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura.”

 

Jo më larg se mesditën e sotme përmes një videomesazhi kreu i qeverisë Rama ftoi një grop të studentëve në zyrën e tij, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga të rinjtë protestues.

 “Refuzojmë çdo lloj propozimi dhe negociatash pa pranuar 4 kërkesat tona. Nuk ka më kompromise. Kryeministri të vijë këtu se jemi të gjithë bashkë. Nuk ka negociata pa plotësuar 4 kërkesat tona”, u shprehën më herët studentët.

 “Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit”, thërrisnin në kor studentët teksa godisnin me vezë dhe bidona uji ministrinë e Arsimit