Sigal

“Ligji i ri për emigrim, të cilin Gjermania planifikon ta nxjerrë me qëllim për të mbuluar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, mund të shkaktojë humbje serioze për popullsinë e vendeve të Ballkanit si në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”.

Kështu shkruan në një artikull “Anadoly Agency’ që vë në dukje se ligji i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019 dhe që do të lehtësojë punësimin e njerëzve nga shtetet e Ballkanit, po pritet me padurim nga popujt e rajonit ndërkaq një pjesë e madhe nuk është ende në dijeni për rrezikun që mund të ndodhë. Agjencia citon burime nga ambasada e Gjermanisë në Sarajevë që shprehen zyrtarisht se ky ligj është ende në fazën e përgatitjes dhe është ende herët për të vlerësuar detajet e tij.

Agjencia ka realizuar një serë intervistash në vende të ndryshme të Ballkanit, duke analizuar edhe efektet që ky ligj mund të ketë për to.

Bosnje Hercegovina, sipas drejtoreshës së Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë do të vijojë të humbasë një numër të madh njerëzish me profesione të shumta. Në 5 vitet e fundit, nga Bosnja Hercegovina vlerësohet se janë larguar 170 mijë persona.

Ndërkohë, në Serbi janë njerëzit nga fusha e shëndetësisë që përbëjnë kontingjentin më të madh të atyre që kanë ikur, të ndjekur nga shoferët e kamionëve. Ndërsa nga Kosova e Mali i zi, agjencia evidenton se po emigrojnë kryesisht të rinjtë