Largohen drejtorët e komanduar të 8 shkollave në kryeqytet, nisin aplikimet

    375
    Drejtoria Arsimore e Tiranës ka njoftuar se është hapur konkursi për vende të reja pune. Sipas kësaj drejtorie, janë hapur aplikimet për 8 vende në pozicionin drejtor shkolle. Kjo për faktin se tashmë duhet të largohen 8 drejtorët e komanduar prej një viti. “Ligji nuk shprehet deri në sa kohë mund të rrijë ai. Ai mund të largohet vetë apo edhe të bëjë ndonjë shkelje dhe të shkarkohet. Konkurrimi do të jetë i hapur, mjafton që të kemi minimalisht dy. Sepse vjet na rezultoi që në fund të konkurrimit na doli vetëm një dosje pasi kishte dhe të tjerë që u skualifikuan, pasi nuk plotësonin kriteret. Komisionet shkollore që u mblodhën ekzaminuan dokumentacionin e atyre që aplikojnë për x drejtori dhe ata në fund sjellin kandidatët në DAR ku intervistohen duke shpalosur platformën e tyre drejtuese. Drejtori i DAR ka të drejtë të zgjedhë njërin prej tyre”, është shprehur drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka.
    Sigal