Kur labët janë bashkë s’i shkel dot me këmbë

848
Sigal

Ahmet Demaj, Kryetar i Shoqatës A. K. Vlorë

Në qytetin e Vlorës, në datat 8-9 dhjetor u mbajt Kuvendi i VI-të i Shoqatës atdhetare e kulturore “Labëria”. “Klubi Labëria” u krijua në vitin 1912, nga i madhi Ismail Qemali në qytetin ku u ngrit Flamuri dhe u shpall Pavarësia e Kombit shqiptar. Në këtë kuvend morën pjesë figura të shquara të botës artistike, kulturore e politike të Labërisë dhe jo vetëm. Gjithashtu pjesëmarrës në Kuvendin e VI-të të shoqatës ishin edhe delegatë nga 9 rrethe të vendit që nga Tirana e deri në Sarandë. Punimet në Kuvend u shoqëruan me një atmosferë festive falë edhe pranisë, së grupeve polifonike labe apo edhe artistëve nga veriu, me këngë e valle. Më poshtë sjellim fjalimin e Ahmet Demaj, Kryetar i degës Vlorë të Shoqatës “Labëria”

I falënderoj gjithë pjesëmarrësit në Kuvendin VI të Labërisë, sepse secili në mënyrën e vet i shtoi lezetin. Më kritikojnë shumë herë për modesti të tepruar, prandaj sot dua t’ju falënderoj Ju të kryesisë për fjalët e mira që thatë nëpërmjet raportit që mbajti kryetari, Prof. Ago Nezha qoftë për degën e Vlorës, qoftë për mua si kryetar i kësaj dege! Me gjithë mend ca gjëra i kemi bërë mirë, por kemi marrë kritika që s’i kemi bërë shumë mirë. Unë nuk dola këtu që të rrah gjoksin e ta bëj gropë për të thënë: Shikoni çfarë kemi bërë. Ato që kemi bërë i ka gjykuar opinioni publik në Labërinë e Vlorës.

– I falënderoj për mbështetjen që na kanë dhënë. Mbështetja e tyre ka qenë frymëzim pune për ne. Na kanë rrahur shpatullat e na kanë shtyrë të shikojmë para. Merita iu takon 25 anëtarëve të kryesisë, 30 kryetarëve të Shoqatave të fshatrave, shumë intelektualëve të Labërisë që po t’i përmendja emrat e tyre lista do ishte e gjatë, por do veçoj Prof. Bardhosh Gaçe, Prof. Bilal Shkurti etj.

– Pa tjetër, pa mbështetjen të pushtetit vendor të Bashkisë e veçanërisht Z. Dritan Leli, jo vetëm ky kuvend s’do zhvillohej në këto komoditete por edhe në ato përmasa lokale ndihmesa që ka dhënë le të shpërblehet me mbështetje për të. – Kuvendi, të nderuar delegatë, pjesën spektatoriale e zhvilloi mbrëmë. Sot është pjesa e kuvendit punë për punët tona. Gjithnjë ka një njësh, pas të cilit renditen të tjerët. Për ne labët njëshi është Labëria dhe historia e saj është kultura e krahinës tonë e ruajtur në shekuj. Ne të tjerët le të konsiderohemi zero. por kur zerua vihet para njëshit, d.m.th. individi që për interesa e përfitime personale dalin para interesa të mëdha e të përbashkëta për Labërinë e zvogëlojnë atë, duke e bërë 0.1, 0.01. 0.001 etj. Por kur vendosen pas njëshit këto e shtojnë dhjet, njëqind, një mijë herë. Dhe pse jo dhjetë mijë e njëqindmijë. Vetëm kështu bëhemi një zë që të dëgjojnë të tjerët. Vetëm kështu ata kanë arsye pse të na pyesin të na marrin mendim të bashkëbisedojmë për hallet që ka pas e ka edhe sot Labëria. Nuk kemi qenë mjaftueshëm të bashkuar që u deshën 100 vjet të bëhej rruga e të çlirohemi nga varfëria që na ka zënë frymën.

Të nderuar delegat në këtë Kuvend, nuk duhet të numërojmë sa dekorata e sa këngë kemi kënduar, por të qëndrojmë se çfarë shërbime të reja do t’i bëjmë  Labërisë. Unë e mora fjalën jo për ato që kemi bërë, por për ato që më shqetësojnë e që dua t’i kuvendoj me Ju. Pyetjen e shtroj: Pse shumë ngjarje të pas viteve 1990 ia veshin Labërisë. Pse zgjodhën Labërinë për të organizuar 1997-n, me emrin Piramidat plagët e së cilës vijnë deri në ditët tona. Pse në Labëri krijuan qendër skafizmi? Pse Labërisë duan dhe i veshin kanabizimin. Pse shitjes dhe blerjes së votës sikur s’ka ndodhur me të tjerët i vunë emrin Xhuvelizëm; Pse shpifjes modeli i së cilës e marrim në Parlament i vunë emrin Babalizëm; Pse një sorrake, e cila vetëm gaztore nuk bëhet dot i thotë Vlorës kriminale, ndërkohë veprimi dhe deklarata e saj që iu dashkan nja 80 të vrarë e të zhdukur që Vlora të mbyllej brenda që në orën 15. Ju i patë vetë të dashur delegatë sa e bukur, sa e mirë, sa mikpritëse, sa mospërfillëse është ndaj kësaj sorre të zezë që do të nxijë jetën e Labërisë.

Kemi një tregues të lartë të bashkëjetesës ortodoksë, katolikë, myslimanë e bektashinj sikur nuk mjaftonin kaq, na shtohen e Bahai dhe Jahovai (Po merren me punë të Zotit mbarë a u bëftë), por pozicionet ku punojnë si para Universitetit, para  Industriales, para Ali Demit dhe Halim Xhelos, pra kontingjentin e punës e dashkan rini, më duket se ndikon keq. Aq sa një fëmijë humbet jetën se predikuesit thonë: Vdis se do ngjallesh prapë. Duket sikur një institucion në hije i specializuar, i mirë informuar për Labërinë, i mirë financuar për të realizuar jo të qenit bashkë, por për të na bërë një nga një, ka një qëllim. Qëllimi i tyre mbetet atë që ka thënë Venizellos: “Le të ketë një çikë Shqipëri, por jo Labëri”. Prandaj ata duan varret e vjetra dhe kërkojnë të reja siç bënë në Bularat duke nxitur djalin e ri  Kaçifas të sulmojë policinë dhe në fund të vritej prej saj. Dhe këtë e bënë që të ndërmarrë skenarin që për 40 ditë të vrasë 4 shqiptarë fatkeq që zgjodhën Greqinë për të punuar. Edhe një qorr e shikon ndërhyrjen në politikë, në ideologji, në histori, në gjeografi, brenda vendit tonë dhe në arenën ndërkombëtare: Sulmet janë të shumta deri sa na rrëmbejnë dhe këngën labe që është shpirti ynë. Me bekim të isopolifonikëve dhe për meritë të tyre u bëmë pjesë e UNESKO-s. Jo. Është një strategji e 100 vjetëve më parë që na helmuan Papa Kriston, Petro Ninin, Pandeli Sotirin etj. Iso – Poli – Foni: Ku është shqipja? Si vërtetohet fjala e popullit: Kur jep gishtin, të merr dorën. Kështu ka ndodhur e do të ndodhë, në qoftë se do jemi në vazhdimësi të lëshimeve. Kujtoni Janullatusin në Tiranë dhe kapterët tanë që gjoja e kemi për të na ruajtur, i thonë si urdhëron shpërbërjes tonë. Vetëm lefta, lefta për ata që s’kanë as fe, as ide e as duan atdhe. Jemi të mefshtë sepse jemi mbi 100 mijë e më shumë labë, janë dhe nja 20 – 30 deputetë e ministra, që paguhen nga taksat tona.

Pse nuk dëgjohen të na thonë, pse u fut termi isopolifoni; Kush e mobiloi dosjen, kush e firmosi? Kush janë grupet e interesit. Kush i zgjodhi? Na lodhën duke na thënë mos u ndieni se na i bëri dhuratë UNESKO. Jo! Jo! Ne ia shpumë si dhuratë asaj. Ajo ka detyrë ta ruajë, ta mirëmbajë e për këtë ka dhënë ose duhet të japë ca para. Ne duhet, si bartës të këngës labe, sa jep? Ku dhe kur i jep? Kush i merr dhe ku i shpie? E falënderova drejtorin e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore për aktivitetin: Rinia dhe Folku, por në banderin e varur para fëmijëve të shkollave shkruhej Isopolifonia. Pra duke i stërholluar shërbimet na i bëjnë fakt të kryer. Me që kemi deputet në sallë u propozoj Interpelancë me ministren e kulturës, sepse duke mos qenë të informuar grindemi dhe qëndrojmë të ndarë me njeri tjetrin ndërkohë, koha na kërkon të qëndrojmë bashkë. Desha të qaj me ju burra dhe me ju gra që jeni pjesë e një Kuvendi si ky, sepse me kuvende të parët tanë kanë zgjidhur probleme më të mëdha. Jam i shqetësuar se një ditë do t’ju vemi të parëve tanë atje ku janë e do të na thonë: Ç’bëtë more, qetë gjallë apo jeshët vetëm kufoma?! Dhe nja 50 vjet më vonë nipërit dhe mbesat tona do të pyesin: Ka pasur labë gjallë kur kanë ndodh këto gjëra? Çfarë do themi. U vumë para njëshit për ta zvogëluar aktivitetin e Labërisë, për të zhbërë historinë e saj? Apo u vumë pas njëshit për ta pasuruar këtë histori e për t’u vënë në shërbim të saj? Ky Kuvend duhet t’u thotë: Ndal! Dhe Labëria të bëhet një mur i pa kapërcyeshëm. Mos u merrni me politikën! Pse? Më frymëzoi letra e Prof. Rexhep Qoses. tri parti patëm dje, 130 janë sot dhe po e bëjnë Shqipërinë çorap. Kanë marrë jetën tonë në dorë dhe ne mos ndihemi. Jo, ne kemi dhe jemi një zë i fuqishëm. Edhe të gjatit, edhe të shkurtrit, edhe të mesmit t’u themi troç: Kush bën shërbime ndaj Labërisë të gëzojë mbështetjen e saj. Labëria ka forcë t’ju imponohet. – Për ndryshimet në statut do ta mbaj kokën lartë, në qoftë se Kuvendi i aprovon. Në të kundërt do të marrë përgjegjësi si dëmbërës (Për fat 98 % e sallës aprovoi të gjitha ndryshimet që kisha propozuar) – E fundit. Jap dorëheqjen nga kandidimi im për Kryetar i Përgjithshëm i Shoqatës. Shokët që më propozuan dinë të më mirëkuptojnë.