Sigal

Me 21 nëntor në Repartin e Mbrojtjes Kundra-Kimike të Ushtrisë u zhvillua ceremonia e festimit të 65-vjetorit të Armës së Kimisë. Ceremonia u organizua nga Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Laboratorin Qendror Kimik të Forcave të Armatosura (LQFA) dhe kompanitë e kimisë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, Komandant i Forcave Tokësore, gjeneral major Nazmi Cahani, Drejtori i Laboratorit Qendror të Forcave të Armatosura nën kolonel Dodë Vukaj, si dhe oficerë aktivë, në lirim dhe veteran të shërbimit kimik të ushtrisë shqiptare. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Brigadës së Forcave Tokësore në Tiranë, në orën 10:00 në sheshin e Brigadës u rrjeshtuan forca active dhe përkrah tyre dhe veteranët e shërbimit Kimik të Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia u hap me ngritjen e flamurit dhe ekzekutimin e Himnit Kombëtar. Çaste shumë emocionante, pavarësisht shiut dhe kohës së keqe të pranishmit zhvilluan ceremoninë të rreshtuar në kuadrate dhe grupe sipas njësive. Mbas Himnit Kombëtar, Komandanti i Njësisë së Kimisë, major Florenc Veliu jep komandën dhe i paraqet forcën Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, i cili kaloj në revistë forcat e rreshtuar për ceremoninë. Gjeneral B. Kollçaku përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lartë veprën e kimistëve të Ushtrisë Shqiptare në vite në mënyrë të veçantë punën e veteranëve të sotëm në këtë drejtim. Pastaj u krye përshëndetja nga Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral-major Nazmi Cahani.Në vazhdim e morri fjalën Dr. Ing.Kimist Shyqyri Kondi, veteran 84 vjeçar, një nga themeluesit e shërbimit kimik dhe komandanti i njësisë së parë të mbrojtjes kundrakimike të ngritur në vitin 1953. Ai u paraqiti të pranishmëve rrugën e gjatë e të lavdishme të këtij shërbimi, punën dhe sakrificat e shumë breza kimistësh që punuan me vetëmohim për ngritjen dhe përsosjen e këtij shërbimi elitë me rol të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e vendit në të kaluarën dhe sot. Arma e Kimisë u krijua në 23 Nëntor 1953 sipas urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Gjeneral-Kolonel Beqir Balluku. Pranë Shtabit të Përgjithshëm u krijua Dega e Mbrojtjes Kundrakimike me shef dege Major Kristaq Haxhimihali si edhe nënreparti i parë i MKK me komandant Dr. Ing. Shyqyri Kondi. Kuadrot e para të AK kishin dalë nga radhët e luftëtarëve të Luftës Antifashiste dhe që pas çlirimit u shkolluan në Ish-Bashkimin Sovjetik. Përpara themelimit të kësaj strukture detyrat për mbrojtjen kundrakimike mbuloheshin nga shërbimet e Xhenios dhe Shëndetësisë. Për ushtrinë e Ish-Mbretit Zog nuk ka të dhëna për ekzistencën e ndonjë strukture të Mbrojtjes Kundrakimike (MKK). Po në 23 nëntor 1953 u vendos detyra e shefit të MKK në njësitë e ushtrisë (regjiment,brigadë,korpus, më vonë divizion).Në shtator 1954 në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm u hap dega e Mbrojtjes K.K me shef katedre nën kolonelin Kristaq Haxhimihali. Këto institucione përgatitën kuadrot e larta të MKK për të cilat kishte nevojë ushtria dhe mbrojtja e vendit. Në vitin 1961 nënreparti i Kimisë u kompletua me teknikën dhe aparaturën e kohës për të kryer detyra luftarake, përparësi kishte aparatura e zbulimit dhe teknika e përpunimit kimik, të cilat erdhën duke u përsosur vazhdimisht. Në 1 gusht 1965 në Tiranë në varësi të Degës së Kimisë të Ministrisë së Mbrojtjes u krijua Laboratori Qendror Kimik i Ushtrisë, sot Laboratori Qendror i Forcave të Armatosura. Drejtuesi i parë i këtij Laboratori ishte Ing. Kudret Meta. Gradualisht ky Laborator u kompletua me kuadro inxhinierësh kimistë që përzgjidheshin nga studentët që mbaronin degën e Kimisë Industriale të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në njësitë e Ushtrisë mbi bazë Korpus (Divizioni) u hapën laboratorët e njësive, deri në vitin 1990 funksiononin 20 Laboratorë në Divizione. Detyra e Laboratorit Qendror ishte shumë komplekse: ai funksiononte si njësi kërkimore shkencore në interes të mbrojtjes së ushtrisë dhe të gjithë vendit nga veprimet dëmtuese të armëve të dëmtimit në masë (ADM). Detyrat e shumta mbuloheshin nga sektorë të profilizuar qartë që vepronin me efikasitet për studime, projektime,prodhime të ndryshme, monitorime të mjedisit në ushtri dhe në shkallë vendi, përgatitje dhe kualifikime të kuadrove dhe specialistëve për ushtrinë dhe në shkallë vendi. Me një punë këmbëngulëse kuadrot e këtij Laboratori arritën të zgjidhnin shumë detyra të vështira të krijuara në momente të caktuara për monitorimin e mjedisit të Republikës nga ndotjet kimike e Radioaktive nëpërmjet Rrjetit Teknik të diktimitdhe lajmërimit të tyre (si shembull shërben monitorimi i pasojave të katastrofës së Çernobilit më 26 Prill 1986 etj) Një detyrë tjetër e këtij Laboratori ishte prodhimi i mjeteve të zbulimit kimik, pjesëmarrja në zgjedhjen e shumë problemeve me karakter analitik dhe teknologjik në industrinë e vendit etj. Laboratori dispononte një bazë të mirë aparaturash dhe pajisjesh, një pjesë e të cilave ruhen edhe sot.

Baza e Laboratorit përbëhet nga këto sektorë:

Sektori analitik dhe i zbulimit kimik – me përgjegjës Ing. Memush Habilaj;

Sektori i sintezës – me përgjegjës Ing. Petrit Karaj;

Sektori i mjeteve mbrojtëse – me përgjegjës Ing. Alfred Madhi;

Sektori i prodhimeve – me përgjegjës Ing. Bardhyl Laho;

Sektori i Ofiçinës – me përgjegjës Ymeli Alimeriu dhe fizikant Arshi Karagjozin;

Grupi i kontrollit dhe kolaudimit te objekteve kolektive te MKK – me përgjegjës Ing.Agron Gërbi.

Pranë Laboratorit ngriheshin edhe grupe pune me përbërje specialistësh nga fusha të ndryshme të shkencës dhe teknikës, që studionin dhe projektonin linja prodhimi, pajisje te ndryshme si psh. grupi për prodhimin e ipritit, grupi për flakëhedhësin stacionar etj. Në vitin 1996 me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes u krye bashkimi i Laboratorit Qendror Kimik, me Laboratorin e Municioneve dhe Laboratorin e Prapavijave(Llogjistikës) nën emërtimin: Laboratori Qendror i Forcave të Armatosura LQFA-dhe sot funksionon nën drejtimin e nënkolonel Dodë Vukaj. Ky laborator është një institucion shkencor me nivel të lartë dhe i pajisur me aparaturë bashkëkohore. Në prill të vitit 2007 ky Laborator ka marrë Çertifikatën e Akreditimit nga Drejtoria e Akreditimit të Shtetit. Me vendim të Këshillit të Mbrojtjes në vitin 1967 njesitë e kimisë u ngritën në rang batalionësh, u krijuan dy batalione të mbrojtjes kundrakimike, një në Tiranë me komandant Koço Stojkon dhe një në Berat me komandant Refat Shehatin, si dhe një batalion flakë-hedhësish në Tiranë me komandant Ahmet Mehmetin, që të tre njësi Rezervë të Shtabit të Përgjithshëm dhe batalione të tilla u krijuan në çdo korpus (Divizion). Në vitin 1993 krijohet njësia më e madhe e mbrojtjes Kundrakimike- Regjimenti I Mbrojtjes nga ADM me komandant kolonel Ali Beqari, njësi e cila u reduktua gradualisht deri në një kompanitë Mbrojtjes nga ADM në vartësi të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.

Në mbyllje po radhisim emrat e kuadrove kryesorë të shërbimit kimik të Shqipërisë:

Drejtorët e drejtorisë së kimisë në ministrinë e Mbrojtjes:

Mahmut Agolli

Dhori Gjoni

Enver Lagji

Muharrem Dyrmishi

Flamur Tabaku

Drejtoritë e laboratorit qendror të forcave të armatosura:

Ing. Kimist- Kudret Meta

Ing. Kimist –Pirro Begvarfaj

Ing. Kimist- Memush Habilaj

Ing Kimist- Alfred Madhi

Ing. Kimist- Stavri Ndoni

Drejtori actual- Dodë Vukaj

Shërbimi Kimik i Ushtrisë gjatë gjithë kohës ka qenë shërbim elitë që përgjigjej para këshillit të Mbrojtjes për vetë natyrën dhe rëndësinë e veçantë të detyrave që ai zgjidhte për Mbrojtjen e Forcave të Armatosura dhe të popullit e të ekonomisë. Periudha 65 vjeçare e këtij shërbimi ka qenë një periudhë e gjatë pune vetëmohuese e përkushtimi nga qindra kuadro e mijëra ushtarë që kanë shërbyer në këtë armë, që me punën dhe sakrificat e tyre e çuan këtë shërbim në nivelet më të larta të mundshme shërbim sa i vështirë aq dhe i nevojshëm, si për kohë lufte dhe për kohë paqeje, shërbim human që mbron dhe shpëton jetë njerëzish në çdo situatë. Kjo ka qenë dhe do të mbetet përherë detyra e mbrojtjes kundrakimike.