Korçë, temperatura -11 gradë C në mesditë, që nesër shkollat hapen në 9:00

1148
Sigal

Sipas te dhenave nga Stacioni Meteorologjik Ushtarak Korce ne gjithe qarkun e Korces temperaturat vijojne te jene te uleta, aktualisht -11 grade C. prefektuara e Korçës ka njoftuar për situatën në mesditë si më poshtë:

Qarkullimi rrugor ne akset nacionale vijon normalisht. Segmentet rrugore rurale ne Nj. A jane te hapura dhe kalimi rekomandohet me zinxhire.
Po punohet per hapjen e rrugeve nga Nj. Administrative ne fshatra. Furnizimi me energji i popullates vijon normalisht me perjashtim te disa fshatrave ne Nj. A Gore.

Drejtoria Arsimore Rajonale raporton se procesi mesimor ka vijuar me ore te reduktuara . Nuk eshte zhvilluar mesim ne shkollen e Sheqerasit dhe Orman-Pojan. Duke filluar nga neser deri ne fund javes mesimi do filloje ne oren 09:00. Ne Devoll mesimi eshte kryer me ore te reduktuara, ndersa ne shkollen e fshatit Arze, disa mesues nuk kane shkuar per shkak te ngricave, por shkolla eshte e hapur nga mesuesit vendas. Ne Kolonje mesimi eshte zhvilluar me ore te reduktuara ne shkollat e fshatrave Mollas, Selenice, Erseke dhe Leskovik. Edhe ne Pogradec mesimi eshte zhvilluar me ore te reduktuara.

Parashikimi i motit per dt. 9 Janar 2019 ne qarkun e Korces: 

Mot i vranet ne te gjithe territorin e qarkut Korce. Ne oret e para te 24 oreshit te ardhshem, do te kete rreshje ne forme debore, ne ndonje rast te shoqeruara me stuhi debore. Era do te fryje ne drejtim jugperendim – juglindje, me shpejtesi 1 – 15 m/sec.

Temperaturat do te pesojne rritje te ndjeshme ne vlerat minimale dhe rritje ne ato maksimale.  Temperatura minimale do te jete -9 grade C dhe ajo maksimale 4 grade C.

Parashikimi i motit per dt. 10 Janar 2019 ne qarkun e Korces: 

Mot me vranesira mesatare dhe te dendura ne te gjithe qarkun Korce. Parashikohen rreshje debore me intensitet mesatar gjate gjithe dites, hera heres te dendura dhe ne formen e stuhise. Era do te fryje ne drejtim juglindje – verilindje, me shpejtesi 1 – 12 m/sec.

Temperaturat do te pesojne renie te lehta ne mengjes.

Temperatura minimale do te jete -9 grade C dhe ajo maksimale 2 grade C.