Kontroll dhe presione për pedagogë e studentë, zbulohet urdhëri i rektorit

689
Sigal

Rektori i Universitetit të Vlorës mësohet se u ka dhënë urdhër shefave të departamenteve për të kontrolluar në çdo klasë pedagogët.

Mësohet se po iu bëhet presion atyre pedagogëve që kanë dalë së bashku me studentët për të kërkuar të drejtat e tyre, në protestën që vijon në ditën e tretë të saj.

Burime bëjnë me dije se po bëhet presion në klasa për studentët që janë larguar nga mësimi. Në orën 4 është thirrur mbledhje me gjithë stafin akademik të Ismail Qemalit.

Tentativa për të frikësuar studentët ka pasur dhe në Universitetin e Elbasanit, ku thëniet ‘’do ju ngelim, ta harroni diplomën!”, kanë qenë të zakonshme.