Kërkoni vizë emigruese? Ambasada e SHBA tregon si të veproni

652
Sigal

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë ka udhëzuar të gjithë të interesuarit se si duhet të veprojnë për të aplikuar për vizë emigruese.

Ambasada e SHBA thotë se për shumicën e kategorive të vizave duhet të dërgoni dokumentet në mënyrë elektronike, ndërsa dy javë përpara takimit duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale në sektorin konsullor.

Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

??️ | Jeni aplikant për vizë imigruese? Për shumicën e kategorive të vizave, NVC do t’ju kërkojë t”ia dërgoni dokumentet elektronikisht (të cilat gjenden këtu ? http://nvc.state.gov/) duke i ngarkuar ato në llogarinë tuaj ? https://bit.ly/2Fv0GHE
Dy javë përpara takimit tuaj, ju duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale (https://bit.ly/2DXPLHW) në Sektorin Konsullor. #pyetanen