Kërcënohet drejtoresha e ‘Open Data Albania’

1029
Sigal

Drejtoresha e ‘Open Data Albania’, Aranitaj Brahaj, është kërcënuar në zyrë nga një përfaqësues i një kompanie, për të hequr të dhënat nga dataseti. Presioni ndaj saj shkonte më tej, se nëse ajo nuk vepronte sipas urdhrit të prerë, atëherë ajo zyrë nuk do të ekzistonte më. Me anë të një statusi në Facebook, Brahaj ka treguar të gjithë këtë situatë kaotike, por më e revoltuar është ndaj Prokurorisë, kundrejt kërcënimeve për censurë. “Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori, duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë”, shkruan ajo ndër të tjera në një status, të cilën e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj.