Kapriçot e motit, ja sa do të zgjasin temperaturat pranverore

616
Sigal

Temperaturat në Tiranë kanë shënuar një rritje të ndjeshme ku dita e sotme ngjason më shumë me një mot pranveror.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të jenë disa gradë më të larta mbi normalen e stinës.

Ndërkohë në zona të tjera të vendit në jug dhe juglindje do të dominojë vranësirat e dendura, të cilat në orët e pasdites do gjenerojnë reshje shiu dhe bore me intensitet deri mesatar.

Mbrëmja do sjellë përmirësim të kushteve atmosferike ku do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Nga dita e nesërme pritet që të ketë një rënie prej 4 gradësh të temperaturave ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.