Kadastra shpall listën e dokumenteve për legalizimin e pallateve

657
Sigal

Agjencia e Kadastrës përcakton listën e dokumenteve për të legalizuar pallatet pa leje

Agjencia Shtetërore e Kadastrës në një njoftim të saj ka bërë me dije vijimin e procesit për legalizimin e pallateve pa leje, ato të dalë nga leja e ndërtimit apo të braktisura nga investitori. Sipas ASHK-së, edhe pse janë ndërtuar që prej vitit 1997 e kanë vijuar deri në vitin 2015, banorët e këtyre apartamenteve kanë mundur të fillojnë të bëhen pronarë të banesave të tyre, vetëm dy vitet e fundit, kur Këshilli i Ministrave nxori vendimin e posaçëm për të pajisur me certifikatë pronësie banorët e këtyre kategori pallatesh. “Arsyeja e miratimit të kësaj VKM, ishte zgjidhja e problemit të një fluksi të madh qytetarësh, të cilët kishin blerë apartamente apo njësi shërbimi, por nuk ishin pajisur me certifikata pasurie, pasi ndërtuesit e kishin braktisur në mes procedurën.”- thuhet në njoftim, ku theksohet se vetëm në Tiranë qe prej vitit 2017 kur u fut ne proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimit 142 pallate të tilla me rreth 7100 apartamente dhe njësi shërbimi dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 620.000 m2. Agjencia e Kadastrës ka publikuar dhe listën e dokumenteve që nevojiten për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave, për pajisje me leje legalizimi dhe certifikatë pronësie të pallateve. “Duke qenë se, numri i pallateve për legalizim është i konsiderueshëm, dhe kërkesa për t’i mbyllur në kohë rekord është edhe më e madhe, do të kërkonim ndihmesën dhe bashkëpunimin tuaj, me qëllim plotësimin e dokumentacionit. Cilado mangësi sipas kësaj tabele, do të sillte vonesa” – theksohet në njoftim.

Dokumentacioni i nevojshëm për të filluar procesin e legalizimit të pallateve pa leje

  1. Përcaktimi i personit – administratorit të procesit (kontakte: nr.tel, email)

Ai do te luajë rolin e administratorit të procesit, do të mbajë kontaktin me institucionin/institucionet si dhe banorët, paralelisht, për të koordinuar bashkëpunimin, mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm, për të përfaqësuar qytetarët në takime sipas nevojës

  1. Lista e banorëve
  2. Kopje të vetëdeklarimeve / kontratave
  3. Kopje te kartave të identitetit të banorëve
  4. Certifikatë familjare të blerësit, në momentin e blerjes
  5. Kalimet mbi pronësinë, njësinë e poseduar
  6. Projekti i miratuar
  7. Projekti gjendjes ekzistuese
  8. Projekti i pallatit pa leje ndërtimi
  9. Tabela e sipërfaqeve
  10. Akt-ekspertiza e qëndrueshmërisë së objektit
  11. Akt marrëveshje midis ndërtuesit dhe pronarëve të truallit
  12. Akte noteriale