Java nis me rënie temperaturash, kur pritet të largohen reshjet

638
Sigal

Si pasojë e zhvillimit të një qendre e presionit të ulët atmosferik në brigjet italiane do te kushtezoje motin edhe ne Shqiperi.

Për pasojë, pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira me intesitet mesatar në të gjithë vendin. Në majat e maleve priten reshje të pakta dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellim përmirësim të motit, ku i gjithë territori do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por renie të lehte pritet ne oret e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugore – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

E marte, 11 dhjetor 2018

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta gjatë paradites, më të theksuara vranesirat në zonat Qendrore dhe Jugore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore. NDERSA pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke larguar gradualisht reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mengjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 14 °C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.