Sigal

Vizat studentore për në SHBA, Ambasada Amerikane jep sqarime të hollësishme

Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur e gatshme sot të japë sqarime për vizat studentore për në SHBA, duke ftuar qytetarët në profilin e saj, në Fb. Sot Ambasada shkruan:

 

Çdo ditë takoj shumë studentë të mrekullueshëm, që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. A keni pyetje mbi aplikimet për vizë studentore? Më pyesni mua, Annën! Jam e lumtur t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat!”, thuhet në njoftimin e publikuara nga konsullja.

Bursa të plota masteri në Amerikë

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka hapur thirrjen për aplikime për të fituar bursa masteri. Ky është një program bursash për profesionistë shqiptarë për të studiuar dhe për të marrë një diplomë masteri nga një institucion arsimor i nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara në një nga fushat e mëposhtme:

– Administrim dhe Menaxhim Biznesi – Trashëgimi kulturore – Eko-turizëm dhe mikpritje

– Edukim – Teknologji informacioni dhe shkenca kompjuterike – Administratë publike

– Politikë publike

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit financon plotësisht aplikantët e suksesshëm duke mbuluar kostot e mëposhtme: Tarifat e shkollimit, Akomodimin në dhomë, Ndihmë për kostot e librave, Sigurimin mjekësor, Shpenzimet e udhëtimit, Kostot për vizë

Aplikimet për ndjekjen e Masterit 2019 janë të hapura deri më 31 korrik 2018 në orën 23:59

Bursë e plotë nga Universiteti i Shtutgartit, Gjermani

Universiteti i Shtutgartit ofron bursa të plota masteri në fushën e Planifikimit të Infrastrukturës, Urbanizmit të Integruar dhe Dizajnit të Qëndrueshëm. Këto bursa janë të hapura për studentët nga vendet në zhvillim, të interesuar për të studiuar në Universitetin e Shtutgartit.
Universiteti i Shtutgartit është një universitet i vendosur në Shtutgart, Gjermani. Ai u themelua në vitin 1829 dhe është i organizuar në 10 fakultete.

Kritere:

-Kandidati duhet të dijë shumë mirë gjuhën angleze. Prandaj, aplikimi duhet të shkruhet në gjuhën angleze.
-Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që kanë përvojë të barasvlefshme akademike dhe profesionale për të përfunduar me sukses programin e masterit, si dhe duhet të demostrojnë motivim për të përdorur njohuritë dhe aftësitë e reja për të mbështetur zhvillimin.

Bursat që do të jepen për aplikantët e suksesshëm do të jenë të financuara plotësisht.

Procedura e Aplikimit:
Dokumentet që duhet të ngarkoni në C@MPUS gjatë procesit të aplikimit:
• Një transkript me mesataren e notave tuaja.
• Raporti i notes përfundimtare të Bachelorit (me një notë të përgjithshme), nëse e keni përfunduar Bachelorin dhe keni marrë raportin e notës përfundimtare. Nëse keni më shumë se një diplomë universitare, ju lutemi zgjidhni universitetin që shërben si kualifikim për pranimin në programin e masterit për të cilin po aplikoni.
• Materiali plotësues i aplikimit: Në varësi të lëndës, mund t’ju kërkohen materiale shtesë të aplikimit të cilat do t’ia bashkangjitni aplikimit tuaj. Për informacione më të detajuara, ju lutemi referojuni tabelës së përmbledhjes.
• Studentët që ende nuk kanë mbaruar studimet universitare ose që kanë mbaruar studimet Bachelor në një universitet tjetër duhet të bashkangjitin një përshkrim të moduleve të marra gjatë studimeve të tyre.
• Në disa programe studimi, mund t’ju duhet të bashkangjitni edhe dokumente të tjera që do të kërkohen automatikisht nga sistemi.

Afati: 15 korrik 2018