Ja se ku preferojnë ti kalojnë pashkët Shqiptarët

619
Sigal

Festa e Pashkës ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit. 6632 shtetas shqiptarë e të huaj kanë hyrë në tokën shqiptare ndërkohë që fluks ka patur edhe në dalje.

Të shumta janë hyrjet në vendin tonë, por një numër i lartë shtetasish shqiptarë kanë zgjedhur këtë vit që festën e Pashkës ta kalojnë në shtetin grek. 3000 shtetas shqiptarë kanë dalë nëpërmjet kësaj pike për në tokën helene gjatë 24 orëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, bëhet me dije se fluksi është përballuar duke mos krijuar radhë të gjata pritjeje.

Duke krahasuar të njëjtën periudhë me një vit më parë vihet re ulje e numrit të emigrantëve që zgjedhin të festojnë me të afërmit e tyre festën e Pashkës.

10700 shtetas dhe më shumë se 2900 automjete kanë hyrë në vendin tonë vitin e kaluar.

Një rënie e numrit që përkon edhe me largimin e emigrantëve që gjithnjë e më pak po kërkojnë të kthehen në Shqipëri.

Ajo që vlen të theksohet është se ndryshe nga vitet e tjera janë shtetasit shqiptarë ata që kanë shfaqur interes për të kaluar festën jashtë vendit.