Ja sa rriten pagat e administratës/ Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të diplomatëve, ushtarakëve me grada në strukturat e NATO-s, policisë së burgjeve, mësuesve dhe drejtorëve. Ndërkohè që pensionistët përfituan rritje 3%, nënpunësit e shtetit do të kenë rrogë deri në 2045 USD në muaj

1072
Sigal

Publikohen në Fletoren Zyrtare shtesat e pagave për kategoritë që përfitojnë nga vendimi i qeverisë

Ja sa rriten pagat e diplomatëve, ushtarakëve të burgjeve, mësuesve, drejtorëve etj…

Qeveria shqiptare miratoi disa ditë më parë vendimin për rritjen e pagave për disa kategori të caktuara punonjësish. Pas vendimi të Këshillit të Ministrave, gjatë ditës së djeshme u bë dhe publikimi në Fletoren Zyrtarë, në të cilin janë përcaktuar dhe shumat e rritjes së pagave për punonjësit e institucioneve diplomatike, punonjësit e policisë së burgjeve, ushtarakët e Forcave të Armatosura, mësuesit dhe drejtorët e institucioneve arsimore etj,. Këto ndryshime i kanë efektet që nga data 1 prill 2019.

– Kështu shtesë të pagave përfitojnë diplomatët dhe punonjësit e shërbimit diplomatik që përfshijnë: ambasadorët, konsujt, atashetë përfaqësitë në NATO, deri tek sekretarët e institucioneve. Në bazë të vendimit shtesa për pagat e kësaj kategorie varion nga 40 deri në 75 %, ku rritjen më të madhe e marrin ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm.

– Një tjetër kategori që përfiton rritje janë edhe mësuesit, edukatoret e drejtuesit e institucioneve arsimore si: drejtorë shkollash, konviktesh, kopshtesh etj. Sipas tabelave të publikuara në fletoren zyrtare rritja për punonjësit e sektorit arsimor varion nga 5 deri në 20%.

– Rritje pagash është parashikuar edhe për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Shtesa për këtë kategori është bërë me motivacionin për natyrë të veçantë shërbimi e pune. Kështu, rritje përfitojnë drejtorët e burgjeve, inspektorët e kryeinspektorët, komisarët e nënkomisarët etj. Masa e pagës së rritur varion nga 2000 lekë për nivelet e komisarëve deri në 15.000 lekë për drejtuesit e lartë të burgjeve.

Shënim: Gazeta “Telegraf” boton në numrin e ardhshëm, vendimin e detajuar për rritjen e pagave dhe shumën e rritjes për kategoritë e tjera që përfitojnë nga vendimi i qeverisë.

Në tabelat e mëposhtme paraqiten lista e pagave dhe shtesat për kategoritë që përfitojnë rritje