Ja lehtësirat pas Brexit në ligjin e emigracionit britanik për të tërhequr sa më shumë intelektualë

621
Sigal

Do të lehtësohen rregullat e emigracionit për të tërhequr më shumë shkencëtarë të elitës pas Brexit

Britania e Madhe bën këto lehtësime në ligjin e emigracionit

 

Britania do të lehtësojë rregullat e saj të emigracionit për të tërhequr më shumë shkencëtarë të elitës pas Brexit, tha kryeministri Boris Johnson të enjten.

“Për t’u siguruar që vazhdojmë të udhëheqim rrugën në avancimin e njohurive, ne duhet të mbështesim jo vetëm talentin që kemi tashmë këtu, por edhe të sigurohemi që sistemi ynë i emigracionit tërheq mendjet më të mira nga e gjithë bota”, tha ai.

Rruga e shpejtë e emigracionit, që qeveria shpreson të nisë më vonë këtë vit, do të jetë e dizejnuar për të tërhequr studiues dhe specialistë elite në shkencë, inxhinieri dhe teknologji, tha zyra e Johnson-it. Kjo mund të shfuqizojë numrin e përshtatshëm për vizat e tanishme të talenteve të jashtëzakonshme të Nivelit 1, të sigurojë se aplikantët e suksesshëm mund të hyjnë në tregun britanik të punës dhe të heqin kërkesën për të pasur një ofertë pune përpara mbërritjes.

Opsione të tjera për sistemin e ri, i cili do të krijohet pas bisedimeve me institucionet udhëheqëse dhe universitetet, gjithashtu mund të zgjerojë grupin e instituteve kërkimore dhe kolegjeve që mund të mbështesin kandidatët dhe të përshpejtojnë rrugën e tyre drejt stabilizimit.

Grupet e biznesit dhe universitetet mbështesin këtë veprim dhe bënë thirrje që reformat të shkojnë më tej për të ndihmuar Britaninë të adresojë mungesat e aftësive të saj, veçanërisht në teknologji.

Universitetet kryesore, përfshirë Oksfordin dhe Kembrixhin, kanë paralajmëruar se sektori mund të dëmtohet shumë, nëse divorci nga Bashkimi Evropian shkon përpara pa një marrëveshje, duke shkatërruar lidhjet e kërkimit dhe duke penguar më të shkëlqyerit nga studimi në Britani.

Në vitin akademik 2018/19, numri i studentëve të BE-së që u regjistruan në universitetet kryesore të Britanisë ra me 3 për qind, rënia më e madhe që goditi kurset e kërkimit pasuniversitar.

Johnson, i cili drejtoi fushatën për t’u larguar nga BE-ja, ka mbrojtur një sistem emigracioni të bazuar në modelin australian, që i jep qeverisë më shumë kontroll për të tërhequr talentin e nevojshëm për të mbushur boshllëqet në fuqinë punëtore.

“Ne dëshirojmë që Britania të jetë ekonomia më e begatë në Evropë me një sistem emigracioni që tërheq talentin më të shkëlqyer dhe më të mirë botëror”, tha Sekretari i Brendshëm Priti Patel. /Reuters