Ja kush përfiton pension nga 1 janari 2020

4645
Sigal

Pensioni i plotë dhe suplementar për minatorët, ushtarakët dhe policinë. Mosha e burrave dhe grave për pension pleqërie, të parakohshëm dhe ata që punojnë mbi moshë

Kushtet për të përfituar pension suplementar, shtesa e pensionit për personat që punojnë mbi moshë dhe llogaritja e duhur për pensionin e plotë

Ja kush përfiton pension pleqërie nga 1 Janari 2020

Ligji i miratuar nga ‘Rilindja” në 2016-n rrit moshën e daljes në pension dhe vitet e kontributeve për burrat dhe gratë nga 1 Janari 2020. Ja tabela sipas moshës, sigurimeve dhe viteve të punës për pension të plotë pleqërie dhe të parakohshëm

Rritet mosha e daljes në pension dhe vitet e kontributeve, sa do të jetë në 2020-n për burrat dhe gratë

Mosha e pensionit dhe vitet e punës, gjatë të cilave është paguar kontribut sigurimesh shoqërore, që duhen për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë nga 1 janar 2020 do të pësojë ndryshime si pasojë e hyrjes në fuqi të disa rregullave të reja. Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por duke filluar nga data 1 janar 2020 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj. Kjo do të thotë se gratë nga data 1 janar do të dalin në pension në moshën 61 vjeç, duke u afruar gjithnjë e më shumë me moshën kur dalin edhe burrat në pension pleqërie. Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon deri në vitin 2032, pasi vetëm pas këtij viti fillon dhe rritet mosha e daljes në pension për ta. Sipas ligjit, skema e pensioneve parashikon që, si burrat, ashtu edhe gratë, të paguajnë më shumë kontribute, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë. Nga 1 janari i 2020-s, gratë duhet të kenë të dëshmuara 37 vite të plota punë të deklaruar, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë. Po kaq vite pune kërkohen edhe për burrat. Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Kjo ka vlerë, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë do të rritet në 61 vjeç e 2 muaj në vitin 2021 dhe 61 vjeç e 4 muaj në vitin 2022 për gratë, ndërsa për burrat do të mbetet njësoj: 65 vjeç.

 

Pensioni i pleqërisë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar në moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pension para kohe
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe ai mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.

Shembull: Në qoftë se një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 muaj që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar.

Kontributet

Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pension të plotë

Gratë

Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por nga 1 janari 2020 mosha rritet me dy muaj të tjerë

*Mosha dhe periudha e sigurimit që kërkohet në vite për secilën kategori për burrat

 

*Mosha dhe periudha e sigurimit që kërkohet në vite për secilën kategori për gratë

 

Si përfitohet pensioni suplementar dhe ai i parakohshëm për ushtarakët, punonjësit e Policisë së Burgjeve, të Shtetit dhe zjarrfikëseve

 

Pyetje: Në letrën që ka dërguar në gazetën “Telegraf” një punonjës i Policisë së Burgjeve, Tiranë shkruan: Cilat janë kushtet për të përfituar trajtim të veçantë, pension të parakohshëm dhe suplementar për gratë dhe burrat?

Përgjigje: Mbështetur në ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për pensionet suplementare të ushtarakëve, punonjësit e policisë së burgjeve, të policisë së shtetit dhe policisë së zjarrfikëseve”, kur dalin në rezervë ose në lirim, gratë në moshën 42 vjeçe kur kanë 12 vjet punë si ushtarake dhe burrat në moshën 47 vjeçare me 15 vjet punë si ushtarakë aktivë, përfitojnë për 2 vitet e para pagesë kalimtare, e cila paguhet 2 muajt e parë me rrogë të plotë dhe 22 muaj me 50% të pagës. Mbas 2 vjetëve përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, i cili llogaritet me 1,5% të pagës mesatare referuese neto për çdo vit të plotë shërbimi deri në plotësimin e moshës së pensionit të pleqërisë. Periudha e paguar me pagesë kalimtare dhe pension të parakohshëm sigurohet nga shteti dhe njihet vjetërsi pune si civil. Deri në plotësimin e moshës së pensionit të pleqërisë, ushtarakët për periudhën që marrin pension të parakohshëm kanë të drejtë të ri-punësohen në sektor shtetëror ose privat, të marrin pension të parakohshëm, i cili zbret në një pension bazë dhe rrogën në qendrën e punës, por duhet të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Në rastet kur ri-punësohen si ushtarakë efektivë, pensioni i parakohshëm ndërpritet…

 

 Sqaron specialisti: Cilat janë kushtet për të marrë statusin e minatorit të nëntokës dhe pensioni suplementar për ushtarakët. Shtesa për personat që punojnë mbi moshë, pensioni invaliditetit, pleqërisë, kur punon jashtë shtetit dhe llogaritja e pensionit të plotë

Cilat janë kushtet për të marrë statusin e minatorit të nëntokës dhe pensioni suplementar për ushtarakët

Pensioni suplementar për ushtarakët

Pyetje: Punonjësi i policisë z. Ylli nga Tirana shkruan: Jam i ditëlindjes 30.12.1953 dhe kam 43 vjet e 2 muaj punë të siguruara në vendin tonë nga të cilat 40 vjet e 2 muaj ushtarak në policinë e shtetit. Pyes kur i plotësoj kushtet për pension dhe si llogaritet pensioni suplementar?

Përgjigje: Ju do të dilni në pension pleqërie më 30 dhjetor të këtij viti. Para daljes në pension, ju takon leja e zakonshme e vitit 2018 nëse nuk e keni marrë dhe një rrogë mujore shpërblim. Për pension të plotë duhen 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara në vendin tonë, nga mosha 16 vjeç. Masa mujore e pensionit të pleqërisë varet nga numri i viteve të punës të siguruara dhe paga mesatare bruto mujore për të gjitha periudhat e siguruara. Pagat e çdo viti të punuar, sigurimet shoqërore i shumëzojnë me koeficientet e rinj të miratuara me vendimin e qeverisë numër 571 datë 3 tetor 2018. Sipas nenit 16 të ligjit numër 10142 datë 15.05.2009 “për pensionet suplementare të ushtarakëve” ju do të përfitoni sipas nenit 16 të ligjit të mësipërm edhe pension suplementar, I cili llogaritet me: 1% të pagës mesatare referuese neto për çdo vit të plotë pune si ushtarak, por jo më shumë se 50% e pensionit të pleqërisë. Me qenë se keni punuar gjatë dhe gjithmonë I suksesshëm dhe korrekt në punë, ju këtë vit keni dy festa, atë të daljes në pension dhe të vitit të ri. Duke shpresuar se ju kam sqaruar uroj ta gëzoni pensionin më shumë vite se sa keni punuar.

Pensioni i plotë dhe Pensioni për minatorët

Pyetje: Pensionisti B. Bekaj nga Memaliaj në letrën e tij drejtuar gazetës “Telegraf” sqaron: Kam punuar në nëntokë në minierën e qymyrgurit dhe në vitin 1994 dola në pension të parakohshëm me 60% të pagës. Pyes, kur e plotësoj moshën për të përfituar pension të plotë?

Përgjigje: Mbështetur në nenin 97 të ligjit të sigurimeve shoqërore numër 7703 datë 11.05.1993: “Punonjësit e nëntokës që kanë qenë në marrëdhënie pune në minierën në nëntokë dhe deri në fund të vitit 1995 kanë punuar gjithsej 21 vjet të siguruara, duke përfshirë edhe periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dhe nga këto, 10 vjet e 6 muaj në nëntokë, me dëshirën e tyre kanë përfituar pension të parakohshëm me 60 % të pagës. Sa herë janë indeksuar apo rritur pensionet keni përfituar dhe ju. Sipas ligjit numër 104/2014 deri në fund të këtij viti, minatorët e nëntokës që kanë plotësuar apo plotësojnë moshën 62 vjeçe 6 muaj dhe kanë dalë në pension me 60% në vitin 1995 marrin pension të plotë. Sqarime më të hollësishme me librezën e pensionit që keni dhe kartën e identitetit, mund të merrni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër.

Llogaritja e pensionit të plotë

Pyetje: Një lexuese e gazetës “Telegraf” nga Shkodra shkruan: Jam e datëlindjes 20 dhjetor të vitit 1958 dhe kam 34 vjet punë të siguruara pa përfshirë 3 vjet që i shërbej si kujdestare një pjesëtari të familje që është invalid i grupit të parë paraplegjik e tetraplegjik. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension dhe a njihen periudhë pune koha si kujdestare?

Përgjigje: Ju moshën e pensionit e plotësoni 60 vjeçe e 10 muaj më 20 tetor 2019 dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 8 muaj punë të siguruara në vendin tonë nga mosha 16 vjeçe kudo që të keni punuar në sektor shtetëror, privat, ish kooperativë bujqësore, sigurime vullnetare, asistencë raporte mjekësore të pagueshme dhe periudha si kujdestare që i shërbeni invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik sipas vendimit të Qeverisë nr.326, datë 12.3.2009.

 Shtesa e pensionit për personat që punojnë mbi moshë

Pyetje: Në letrën që ka dërguar z. F. Kastrati me punë shofer sqaron: Jam i datëlindjes 16 dhjetor 1949 dhe kam punuar i siguruar 46 vjet dhe vazhdoj të punoj i siguruar. Pyes, kur i kam plotësuar kushtet për pension, a përfitoj shtesë pensioni për kohën që kam punuar mbi moshë?

Përgjigje: Ju moshën e pensionit e keni plotësuar 65 vjeç nga data 16 dhjetor 2014 dhe për pension të plotë duheshin 35 vjet punë të siguruara gjithsej nga mosha 16 vjeç përfshi dhe kohën që keni qenë ushtar. Mbështetur në nenin 19 të ligjit nr.104/2014, për çdo muaj që keni punuar i siguruar mbi moshën 65 vjeç, do të përfitoni shtesë 0,5% në muaj mbi pensionin që ju del sipas llogaritjeve të sigurimeve shoqërore më 16 dhjetor 2014, pra nëse në pension do të dilnit më 31 dhjetor 2019, juve ju bëhen 60 muaj punë mbi moshën e pensionit dhe do të merrni 30% shtesë mbi pension (60 muaj x 0,5).