Ja cilat janë 5 qytetet më të lira në Gjermani për studentët

1765
Sigal

Gjatë viteve të fundit, krahas shtimit të qytetarëve shqiptarë që emigrojnë në Gjermani, është shtuar dhe numri i studentëve nga vendi ynë që zgjedhin të shkollohen në këtë shtet. Përveç zgjedhjes të degës së studimit e rëndësishme për familjet shqiptare është edhe ana ekonomike, pasi studimet jashtë shtetit kanë koston e tyre. Sot studentët në Gjermani kanë shpenzime mesatare mujore rreth 900 euro. Shpenzimet më të mëdha për një të ri që arsimohet në qytetet e shtetit gjerman kanë të bëjnë me akomodimin, ku mesatarja e kostos së qerasë së një shtëpie varion tek 320 euro, sipas një studimi social të unionit të studentëve gjermanë. Megjithatë çmimet në qytetet universitare variojnë nga qyteti në qytet. Kështu qyteti më i shtrenjtë i jetueshëm nga studentët është Mynihu, ku qiraja kushton mesatarisht 387 euro në muaj. Më tej në qytete si Frankfurti, Manizi dhe Këlni, apartamentet kushtojnë 375 euro në muaj, ndërsa në Hamburg 373. Dy qytetet më të lira janë Laipzigu dhe Dresdeni.

Qytetet më të lira për studentët, sipas kostos së qirave të banimit

Leipzig (264 Euro)

Dresden (264 Euro)

Jena (265 Euro)

Halle / Saale (268 Euro)

Kaiserslautern (270 Euro)