Ja çfarë duhet të kini parasysh gjatë aplikimit për Lotarinë Amerikane

942
Sigal

Ambasada e Sh.B.A-ve u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve rreth procedurës së aplikimit për Lotarinë Amerikane

Prej disa ditësh ka nisur aplikimi për Lotarisë Amerikane. Ky proces do të zgjasë deri në datën 6 tetor 2018, ora 18:00. Si çdo vit, interesi për Lotarinë ka ardhur në rritje. Teksa shumë qytetarë kanë nisur aplikimet për vizat e shumllojshmërisë, ekzistojnë disa paqartësi për sa i përket procedurës së aplikimit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka vendosur t’u vijë në ndihmë personave të shumtë të interesuar, duke Iu përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive të qytetarëve. Gazeta “Telegraf” publikon disa pyetje të personave të interesuar , dhe përgjigjet përkatëse të ekspertëve të ambasadës amerikane, në lidhje me Lotarinë.

Pyetje: Përshëndetje, sapo plotësova lotarinë amerikane. Vjet kur e plotësova më erdhi një e-mail kurse sot nuk më ka Ardhur asgjë. Ka ndonjë problem, nëse ai që ma plotësoi të ketë bërë gabim e-mailin?

Ambasada Amerikane Përgjigje: Nëse ju e keni marrë numrin e konfirmimit, ju e keni kryer me sukses aplikimin.

Pyetje: Përshëndetje ambasadë, a mundet dikush ta plotësoje Lotarinë, nëse nuk është në Shqipëri ? Unë jetoj jashtë Shqipërisë dhe do doja ta plotësoja, ka ndonjë problem kjo? Flm!

Përgjigje: Asnjë problem nuk ka. Ju mund ta plotësoni nga ku të dëshironi.

Pyetje: S’ka pse me u lodh, si e plotësove mirë ose gabim përgjigjja është e njëjtë: has not been selected

Përgjigje: Përshëndetje! Përzgjedhja është krejtësisht e rastësishme dhe kryhet nga Qendra Konsullore Kentucky, SHBA. Çdo aplikuesi i vendoset një numër dhe kompjuteri në Qendrën Konsullore Kentucky përzgjedh numrat, pa asnjë dallim. Më pas shikohen aplikimet që kanë kryer regjistrim më shumë se një herë dhe skualifikohen. Pasi personi rezulton i përzgjedhur dhe i caktohet data e intervistës, është oficeri konsullor që shqyrton çështjen e tij/saj dhe merr vendimin final për vizën, bazuar në kualifikimin dhe pranueshmërinë për vizë të aplikantit. Dhe mund t’ju jap edhe shembuj, kur një person është përzgjedhur dy vite rresht, apo në një familje tjetër kanë rezultuar të përzgjedhur të dy bashkëshortët në të njëjtin vit. Seksioni Konsullor njoftohet mbi listën e të përzgjedhurve të cilët kanë intervistën në muajin pasardhës rreth 1 deri 2 muaj para intervistës së tyre.

Pyetje: Përshëndetje! Unë jam e martuar dhe kam “green card” amerikane sepse fitova lotarinë. Dua të plotësoj lotarinë për prindërit, por tek numri i fëmijëve duhet të llogaris veten time apo jo, meqë kam dokumente amerikane?

Përgjigje: Duke qenë e martuar, ti nuk kualifikohesh si fëmijë dependent i prindit; gjithashtu, duke qenë me green card, nuk do të ishte e nevojshme të të lëshohej vizë. Pra, prindërit nuk do të të vendosin ty tek aplikimet e tyre.

Pyetje: Përshëndetje! Unë jetoj në Itali ilegalisht prej 3 vitesh. Dua të aplikoj për lotari. A kam të drejtë aplikimi? Nëse po, cilën adresë banimi duhet të shënoj atë të Shqipërisë apo të Italisë?

Përgjigje: Keni të drejtë të aplikoni. Mund të vendosni adresën ku jetoni aktualisht.

Pyetje: Isha e interesuar të dija sa i përket aplikimit për lotarinë Amerikane. Unë jam shtetase e Republikës së Shqipërisë, ndërsa bashkëshorti im, shtetas i Republikës së Kosovës, a mundet ta bëjmë aplikimin bashkë?

Përgjigje: Përshëndetje! Ti aplikon si aplikant/e kryesore tek aplikimi yt dhe përfshin bashkëshortin (ose bashkëshorten) dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në momentin e aplikimit. Bashkëshorti ose bashkëshortja juaj aplikon si aplikant/e kryesore tek aplikimi i tij/saj dhe përfshin bashkëshortin (ose bashkëshorten) dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në momentin e aplikimit.

Pyetje: Skualifikohesh nëse në foto del me mjekër? Gjithashtu unë jam në vazhdim të masterit, te pjesa e nivelit të edukimit duhet të shkruaj Bachelorin apo Masterin(që jam në vazhdim)?

Përgjigje: Mjekra nuk është problem. (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare

Pyetje: Përshëndetje! Ju falënderoj për mundësinë e komunikimit dhe saktësinë e përgjigjeve. Unë kam një pyetje logjike, me kriteret e përzgjedhjes jam dakord me shkollat profesionale, por te arsimi i shkollës mesme nuk jam dakord se dihet që çdo fitues i lotarisë, qoftë dhe me master do punojë në ndërtim ose në pica, dhe në Amerikë ku dihet që nuk është se janë të gjithë të mirë arsimuar por janë katastrofë nga arsimi, flas për qytetarët amerikanë.

Përgjigje: Shumë pak profesione gjenden të kualifikueshme për programin e lotarisë. Ndaj, ne e vëmë theksin tek kriteri i shkollës së mesme.

Pyetje: Përshëndetje, një pyetje ju lutem në lidhje me plotësimin e formularit DV-2020 për piken 14 ku duhet të shprehem për nr. e fëmijëve. Kur je prind i një fëmije i cili është qytetar Amerikan nën moshën 21 vjeç thuhet mos e listo. Aty duhet të shprehemi se kemi 0 fëmijë?

Përgjigje: Po, pasi fëmija juaj qytetar Amerikan nuk ka nevojë të aplikojë për vizë.

Pyetje: Ju lutem jam e interesuar për aplikim online. Ju lutem më ndihmoni pak.

Përgjigje: Përshëndetje! Lutemi lexoni udhëzimet në Shqip që të shmangni çdo gabim të mundshëm: https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas dhe kryhet në faqen e internetit: https://dvlottery.state.gov/ .

Pyetje: Përshëndetje! Unë jam në master sivjet, në vit të dytë. Doja të dija në plotësimin e formularit do vëmë vetëm Bachelor meqenëse jam akoma në vazhdim te masterit ? Gjithashtu doja të dija, kam disa kohë që punoj në një zyrë noteriale, por jam e pasiguruar. A mund ta shënoj në aplikim apo nuk njihet? Flm

Përgjigje: (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare. Nuk kërkohet se ku punoni. Formulari i regjistrimit përbëhet nga pyetjet e mëposhtme: mbiemri, emri, data e lindjes, gjinia, qyteti dhe shteti ku keni lindur, nëse keni lindur në Shqipëri, atëherë lini pyetjen # 6 pa përgjigje, fotografinë tuaj të marrë kohët e fundit, adresën tuaj postare, vendin ku jetoni sot, numrin e telefonit, adresën e emailit, nivelin tuaj më të lartë të arsimit që nga sot, gjendjen aktuale civile, numrin e fëmijëve deri në moshën 21 vjeç në ditën e paraqitjes së regjistrimit tuaj; jepni të njëjtin informacion për bashkëshortin dhe fëmijët tuaj.

Somario 1

Përzgjedhja është krejtësisht e rastësishme dhe kryhet nga Qendra Konsullore Kentucky, SHBA. Çdo aplikuesi i vendoset një numër dhe kompjuteri në Qendrën Konsullore Kentucky përzgjedh numrat, pa asnjë dallim.

Somario 2

Lutemi lexoni udhëzimet në Shqip që të shmangni çdo gabim të mundshëm:

https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas dhe kryhet në faqen e internetit: https://dvlottery.state.gov/