Italia hap dyert për punësimin e qytetarëve shqiptarë

894
Sigal

30 mijë personave do t’u jepet leje qëndrimi sezonale

Një lajm i mirë vjen nga shteti fqinj për të gjithë emigrantët e qytetarët shqiptarë. Qeveria italiane ka vendosur të pranojë rreth 30 mijë shtetas nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, me qëllim punësimin sezonal të tyre gjatë vitit 2019. Qytetarët do të pajisen me leje qëndrimi në mënyrë që tu krijohet mundësia e qëndrimit për periudhën që zgjat puna e caktuar, teksa leje do tu jepen dhe personave që janë tashmë në Itali, për arsye shëndetësore apo studimi. Ndër 30 850 leje të rregullta qëndrimi që parashikohen të lejohen nga Ministria e Brendshme italiane, mbi 18 mijë janë parashikuar të jepen për emigrantë që do të punësohen gjatë sezonit të verës në fermat bujqësore e mbi 12 mijë të tjerë u jepet mundësia të konvertojnë lejet e qëndrimit për motive studimi, humanitar, apo shëndetësor në leje qëndrimi pune sezonale. Ndërsa 3 mijë leje të tjera qëndrimi do të vihen në dispozicion të emigrantëve që zotërojnë një leje qëndrimi sezonale e mund ta konvertojmë në leje me afat më të gjatë qëndrimi. Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është shprehur pro këtij ligji, por me kushtin që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt. Ministri i Brendshëm italian ka propozuar hartimin e një “black list” të vendeve që nuk pranojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për kthimin në vendim e origjinës të emigranteve ilegalë, vende si Senegali, Mali, Uganda, Pakistani, Bangladeshi etj. Dekret ligji për pranimin e kuotave të reja të emigrantëve për vitin 2019 pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave i qeverisë Italiane.