ISSH: Nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

871
Sigal

Nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët. Sipas ISSH pagesa e shpërblimit për pensionistët do të jetë 5 000 lekë.

NJOFTIM PER SHTYP

Mbështetur në VKM nr. 732, datë 12.12.2018 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2018”,  Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare sh.a., ditën e hënë datë 17 Dhjetor do të fillojë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë. Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi  dhënien e këtij shpërblimi është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës. Sipas këtij grafiku, të miratuar për këtë qëllim, do të punohet me orar veprimi nga ora 7.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 17.12.2018.

Sipas këtij grafiku çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date sipas grafikut të mëposhtëm.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gjeneruar shpërblimin në sistemin informatik dhe janë gati në portalin e pagesave për t’u paguar për të gjithë përfituesit. Njëkohësisht janë garantuar dhe transferuar fondet tek Posta Shqiptare si agjent pagues.

Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018,  do ju transferohet edhe masa e shpërblimit.

Për pensionistët qe e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.

GRAFIKU I PAGESAVE

Pagesa e Shpërblimit do të kryhet në qendrat paguese të pensioneve në të gjithë vendin duke filluar nga data 17 deri me datë 29.12.2018, si më poshtë:

DATA E PAGESËS

SË SHËRBLIMIT

PENSIONISTËT

E DATËS/DATAVE

17.12.2018 17.12.2018          dhe     3 dhjetor 2018
18.12.2018 18.12.2018          dhe     4 dhjetor 2018
19.12.2018 19.12.2018          dhe     5 dhjetor2018
20.12.2018 20.12.2018          dhe     6 dhjetor 2018
21.12.2018 21.12.2018          dhe     7dhjetor 2018
22.12.2018 22.12.2018          dhe    10 dhjetor 2018
24.12.2018 24.12.2018          dhe    11  dhjetor 2018
25.12.2018 25.12.2018          dhe    12 dhjetor 2018
26.12.2018 26.12.2018         dhe    13 dhjetor 2018
27.12.2018 27.12.2018     dhe 14 dhjetor 2018
28.12.2018 28.12.2018   dhe ato që kanë mbetur pa tërhequr
29.12.2018 29.12.2018   dhe ato që kanë mbetur pa tërhequr

 

Grafiku i shpërndarjes së pagesave është dakortësuar midis ISSH dhe POSTËS SHQIPTARE sh.a.

Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 29 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në Janar e në vazhdim pasi faturat janë të gjeneruara.