ISHP: Kujdes nga i nxehti, merrni këto masa sidomos për fëmijët

571
Sigal

Instituti i Shëndetit Publik  i ka bërë thirrje popullsisë për të treguar kujdes nga i nxehti dhe marrë masat për t’u mbrojtur.
Instituti njofton se çfarë duhet të bëni që të mbroni shëndetin nga temperaturat e larta:

Së pari, evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.

Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë 25° – 27° Celsius.

Freskohuni herë pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah, qafë dhe ballë.

Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.

Ruajini ushqimet në frigorifer.

Shmangni ngrënien e ushqimeve të nxehta apo pikante.

Kujdes!
Mos ekspozoni  fe?mije?t ne? diell deri ne? moshe?n gjashte? muaj

Pe?rdorni kapele? me strehe? te? gjere? pe?r te? gjitha moshat; u lagni floke?t shpesh

U vini syze dielli me filtra te? vec?ante? mbrojtjeje, te? çertifikuar me marke?n CE

Pe?rdorni produkte pe?r fe?mije? me faktor mbrojte?s jo me? pak se 20, dhe ne? jave?n e pare? te? ekspozimit ne? diell pe?rdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djerse?s me faktor mbrojte?s jo me? pak se 50

U vishni rroba te? gjera prej pambuku ose liri.