INSTAT/ 1 në 2 gra shqiptare ka përjetuar një lloj dhune në jetë

91

“1 në 2 gra shqiptare ka përjetuar të paktën një lloj dhune në jetë”, kështu rezulton nga të dhënat e INSTAT.

Drejtoresha e INSTAT Delina Ibrahimaj u shpreh në konferecnë se ndonëse nga 2013 ka pasur një përmirësim të situatës, sërish situata mbetet shqetësuese.

Problematike mbetet dhuna në familje  pasi 47 % e grave kanë pranuar se ndaj tyre është ushtruar një lloj dhune.

“Për dhunën në familje të përjetuar njëherë në jetë, 47% e grave që kanë një partner ose që kanë patur një partner me të cilin kanë bashkëjetuar, kanë qenë subjekt i njerës prej lojës të dhunës gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo shifër ka rënë nga viti 2013 në 19 pikë përqindje, por ende mbetet e lartë dhe shqetësuese.  Sipas rezultateve të anketës 41.2% e grave kanë qenë subjekt i sjelljeve kontrolluese gjatë gjithë jetës së tyre”, u shpreh Delina Ibrahimaj.

Përfaqësuesi i OKB u shpreh se ky fenomen mbetet shqetësues në të gjithë botën ndërsa bëri apel që të forcohen mekanizmat ligjor kundër dhunës.