I ftohti pushton vendin, ja kur pritet të bjerë borë në Tiranë

950
Sigal

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ftohta kanë mbërthyer vendin.

Sa i përket reshjeve, sot pritet dëborë në 90% të vendit duke përshirë edhe zonat e ulëta siç është Tirana apo edhe Vlora.

Temperaturat minimale do shkojnë në -13 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë. 15-ditëshi i parë i janarit pritet të jetë i ftohtë dhe me pak reshje.

Gjatë ditës së sotme ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës.