Sigal

Tashmë është fakt, se megjithë përpjekjet e vazhdueshme të Shoqatës së Prodhuesve të Bukës dhe Pastiçerisë(Sh.P.B.P), situata e ruajtjes së çmimit të bukës ka dalë “jashtë” kontrollit. Me të drejtë disa njësi prodhimi dhe shitje tashmë këtë e kanë realitet. Në kushtet e rritjes së fluksit turistik dhe kur shpenzimet e buxhetit familjarë përbëjnë një përqindje të konsiderueshme, rreth 18, rritja e çmimit të bukës më shumë se propaganda është një densitet ekonomik. Dhe kjo rritje nuk është abuzive, dhe më shumë se sa çështje fitimi është një veprim mbijetese, ekzistence, falimentimi dhe ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga 7,6 lekë/kw që ka qenë në 14 lekë/kw, sot, tek rreth 30% të furrave të bukës. Kjo ka sjellë në mënyrë të pashmangshme rritjen e kostos së prodhimit, rrjedhimisht edhe rritjen e çmimit të bukës. Arsyeja që ka sjellë këtë rritje të energjisë dhe e bënë të padrejtë këtë rritje energjie është pajisja e këtyre njësive me bazën frigoriferike.

Prodhuesit nuk janë kundra vlerësimit real të këtij malli të rëndësishëm, por këmbëngulin që kjo rritje të jetë e bazuar në një vlerësim real dhe shkencor. Nga një analizë e thjeshtë e bërë me specialist të fushës nuk është e vështirë për t’u kuptuar se rritja e çmimit të energjisë nga 7.6 lekë/kw në 14 lekë/kw është një “goditje” falimentuese që i bëhet këtij sektori kaq delikat dhe të rëndësishëm. Kjo rritje energjie nuk ka asnjë bazë logjike apo shkencore, dhe kjo sjell në mënyrë të pashmangshme si rritjen e çmimit të bukës në rastin më të mirë apo pse jo edhe spekulime në cilësinë e bukës. Sikur e theksuam shkak i kësaj rritje është pajisja e njësive të prodhimit të bukës me frigorifer të ëmbëlsirave, të cilët për shkak të lëvizjes së zinxhirit të prodhimit të bukës i bënë të domosdoshëm këto pajisje në të tilla produkte. A nuk është e padrejtë që kur kjo bazë frigoriferike e rrit konsumin faktik të energjisë deri jo më shumë se 7-8 % dhe kur shtesa duhet të ishte në këto raporte, sektori ka rënë në një rritje prej 86%..!!!??? Gjithsesi shoqata e ndodhur midis prodhuesve dhe institucioneve përgjegjëse ka bërë çka ka mundur për ta zbutur këtë hendek kaq të thellë duke bërë gjithçka të mundshme që të ruaj çmimin në treg. Në një prononcim kryetari z Gëzim Peshkëpia shprehet se shoqata ka rreth 1 vit që po negocion me institucionet përgjegjëse, për zgjidhjen e kësaj çështje. Nga takimet e shpeshta me Ministrinë e Energjetikës dhe Korporatës OSHE janë arritur rezultat, por që kanë mbetur në kuadër të premtimeve, pa sjellë konkretizim faktik. Për zgjidhjen e këtij problemi nuk ka munguar edhe sensibilizimi i kryeministrit. Gjithsesi po bëhen përpjekje për një zgjidhje definitive. Në kushtet e ekonomisë së tregut liberalizimi i çmimit dhe kur buka është një mall taksativisht i shiteshim ai që do goditej direkt do të ishte konsumatori fundor. Për të ruajtur standardin, për të ruajtur çmimin dhe cilësinë mendojmë se zgjidhja më optimale do të ishte:

rritja e shtesës së energjisë në raportin e konsumimit të bazës frigoriferike ose

pajisja me kontaktor të frigoriferëve të ëmbëlsirave gjë që do frenonte këtë fenomen dhe do mbyllte shtigjet e abuzimit.