Historia e rrallë e një çifti me 12 fëmijë/ Françeska kujton disa çaste të vështira…

585
Sigal

Historia e rrallë e një çifti me 12 fëmijë, është rrëfyer në programin online “Fol me psikologen” nga Ervisa Lula.

Françeska dhe Rafaele të ardhur nga Italia 15 vite më parë, pasi braktisën gjithcka kishin ndërtuar, u vendosën në Lezhë, qytet që e dëgjonin për herë të parë. Ishte shorti dhe fati që i vendosi aty, por në vitet e para përshtatja me ndryshimin ishte shumë e vështirë. Ja si e kujton Françeska ardhjen në Lezhë:

 

“Në fillim ishte shumë vështirë, nuk dinim gjuhën, rrinim 10 orë pa drita, fëmijët duhet të bënin detyrat me qiri, me orë të tëra përkthenim detyrat e fëmijëve…”

Fëmija më i madh është një vajzë e cila aktualisht është vetë nënë dhe i ka bërë gjyshër ndërsa fëmija më i vogël është vetëm 15 muajsh. Duke patur fëmijë të vegjël e të mëdhenj ata pranojnë se edhe telashet që kanë janë të tilla, të mëdha e të vogla. Françeska kujton disa çaste të vështira, por që nuk i kanë hequr dëshirën për të patur shumë fëmijë.

“Lindja e parë ka qënë një lindje e vështirë dhe traumatike, por kur e kam parë fëmijën kaq të përsosur, shihja gjithmonë gishtat, momenti i parë ka qënë shumë bukur. Në fillim janë ëndrrat, pastaj është realiteti. Unë kam 23 vite që nuk fle natën sepse të gjithë fëmijët e mi nuk kanë fjetur kurrë. Ka qënë e vështirë. Kemi patur dhe kundërshtime, na shihnin si injorantë që nuk dinim si të mos bënim fëmijë.”