Himarë, Sekuestrohen 85 mijë metra katrorë tokë në Palasë, vlera 200 mijë Euro

    518
    Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro në një kullotë rreth 85 mijë metra katrorë, me vlerë sipas hartës së tregut rreth 200 mijë euro, në zonën e Palasës, në Bashkinë Himarë, pasi është u është njohur dhe kthyer si pronë disa shtetasve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), në bazë të dokumentave të fallsifikuara.
    “Në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës, pas kallëzimit të AKKP-së të dorëzuar në vitin 2014 për “fallsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”, ndër të tjera, është konstatuar se me vendimin e datës 3.12.2008, Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur dhe kthyer pronën tip kullotë në favor të trashëgimtarëve të shtetasit V.B.
    Nga hetimi i Prokurorisë Vlorë ka rezultuar se dokumentat e përdorur nga të interesuarit për njohjen e pronësisë mbi këtë pronë janë të fallsifikuara. Për këtë arsye, si hap të parë, Prokuroria e Vlorës bëri kërkesë në gjykatë për sekuestrimin preventiv (paraprak të saj), kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Vlorës” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
    Ndërkohë prokuroria informon se hetimi po vijon më tej për këtë rast dhe raste të tjera, të cilat janë referuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
    Sigal