Hapet edhe një shkollë shqipe në Zvicër

525
Sigal

Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Diasporë  vijojnë të përballen me një numër të madh sfidash.

Njëra prej tyre dhe më kryesorja ka të bëjë me  ruajtjen e identitetit shqiptar dhe tejçimin e ndjesisë kombëtare tek fëmijët e tyre.

Ndërkohë një lajm pozitiv vjen nga shtetit i Zvicrës, ku shqiptarët në bashkërendim me njëri tjetrin kanë bërë të mundur hapjen e një shkolle, e cila do t’u ndihmojë atyre dhe fëmijëve të tyre mësimin  dhe ruajtjen e gjuhës amtare.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se do të hapet shkolla shqipe në Schonberg, në Kantonin e Fribourgut, shkruan Albinfo.ch.

Kjo shkollë është hapur të mërkurën, ndërsa lajmi është njoftuar nga LAPSH-ja. LAPSH fton prindërit që t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditën shqiptare.