Hapen aplikimet e bursave për studentët shqiptarë në Greqi. Dokumentet, kushtet dhe rregullat

819
Sigal

Greqi/ Studentët që përfitojnë nga mobiliteti “Erasmus”

Dokumentacioni, rregullat, koha dhe kushtet

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti “Erasmus +” nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor viti III:

  • CV (në gjuhën angleze/greke);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti;
  • Listë notash (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/greke në vartësi të programit të studimit);
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze/greke në vartësi të programit të studimit;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Greqisht në vartësi të programit të studimit);
  • *Learning Agreement;

*Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Prof. Assoc. Ervin Demo dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i “Erasmus +”, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/greke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/greke (niveli B2);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i “Erasmus +”, Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected] me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin Aegean, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në adresën: [email protected]

II

Vizë për arsye studimi

I huaji, i cili dëshiron të vij në Greqi për studime (diplome universitare, master ose përgatitje, në rast se kjo parashikohet nga legjislacioni, si pjesë e këtyre studimeve), mund të akordohet,vizë kombëtare, pas paraqitjes të të interesuarit dhe të intervistës përkatëse në Zyrën Konsullore, në rast se paraqet :

  • Dokumentet e përgjithshme
  • Vërtetim regjistrimi dhe depozitim faturash në institucionin arsimor, ku ato nevojiten ose vërtetim me të cilin vërtetohet se është bërë i pranueshëm regjistrimi.
  • Dëshmi që vërtetojnë se ka burime të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve për studime dhe jetesë.
  • Miratim të prindërve ose të personit që ka kujdestarinë për qëndrimin e parashikueshëm, në rast se është nën moshën 18 vjeç.

Metropolitan College

Metropolitan College është kolegji më i madh në Greqi, i akredituar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka partneritet me universitetet shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar. Ai ofron programe Bachelor, Master dhe MBA në 4 kampuse rreth Greqisë. Univesiteti ka programe akademike që kultivojnë njohuritë shkencore dhe u përgjigjen kërkesave aktuale të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar të punës, në bashkëpunim me universitete te njohura ne Britaninë e Madhe. Ai është institucioni arsimor i parë privat i spacializuar në fushën e ndërtimit dhe shkencave mjedisore, si edhe ndër të vetmit institucione që ofron programin e Arkitekturës, tërësisht në gjuhën angleze.