Hapen 22 pika të reja për kujdes shendetësor dhe emergjenca pranë zonave turistike

    366
    Nisur nga problematika e vërejtur gjatë viteve të shkuara gjate sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojnë kujdes shëndetësor të përforcuar në zonat turistike, për të qenë në këtë mënyrë më afër turistëve vendas dhe të huaj për çdo emergjencë apo problematikë shëndetësore.

    Kështu, me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit, u vendos hapja e 22 pikave te tjera për kujdes shëndetësor dhe emergjenca prane qendrave shëndetësore në zona turistike, duke filluar nga Alpet në veri të vendit e deri në Ksamil.
    Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të financojë shërbim të pandërprerë për zonat turistike që nga ditet e para te qershorit deri me 31 gusht.

    FSDKSH do të financojë shpenzimet për këto qendra, të cilat do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore, personel mjekesor (2 mjeke dhe 2 infermiere) që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike.

    Këto qendra do të kenë mjekë dhe infermierë për shërbim të pandrerprerë. Fondi që do të akordohet është 60,5 milion lekë qe do të përdoren për barna dhe materiale mjekësore, ambjentet dhe personelin mjeksor për këto qendra shëndetësore.
    Ndërkohë Fondi po shikon mundësinë e financimit të shërbimit të pandërprerë përtej këtij afati, pas kërkesave të bëra gjate vizites se ministrit te Shendetesise dhe drejtorit te 
    Fondit ne disa qendra shëndetësore alpine, ku sezoni vijon përtej datës 31 gusht.

    Qendrat shëndetësore që do të kenë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit turistik jane qe nga Valbona, Thethi e Razma ne veri dhe 19 zona te bregdetit duke filluar qe nga Velipoja deri ne Ksamil.
    Sigal