Gjimnazistët beratas kalojnë kangjellat e shkollës për protestë

245

Gjimnazistët në Berat kanë dalë sot në protestë në rrugët e qytetit në përkrahje të studentëve në Tiranë dhe në rrethet e tjera të vendit.

Pavarësisht se u kyçen dyert e gjimnazeve për te mos lejuar që nxënësit të dilnin nga shkolla per tju bashkuar protestës, një pjesë e tyre kanë dalë duke u hedhur nga hekurat e shkollës. Nxënësit e gjimnazit ‘Kristaq Capo’ nuk u futen fare në mësim dhe dolën në sheshin qendror te qytetit për të protestuar.

Gjimnazistet marshuan ne rrugët e qytetit, duke bllokuar për disa minuta akset kryesore hyrëse ne Berat. Me pas, më te shumte në numër, gjimnazistet vazhduan protestën e tyre përpara godinës se drejtorisë arsimore ,ku nuk u lejuan të hynin.

Ata janë shprehur se do te ishin me te shumte në numër nëse do të lejoheshin të gjithë nxënësit të dilnin nga shkolla. Në mbështetje të tyre kanë dale dhe qytetarë beratas.