Gjermania hap dyert për qytetarët shqiptarë

2233
Sigal

Shteti gjerman do t’i japë mundësinë personave nga vendet jo anëtare të BE, të qëndrojnë në Gjermani me një kontratë pune, pa pasur nevojë për vizë punësimi

Gjermania ka rënë dakord që të pranojë në shtetin e saj punëtorë nga vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian, të cilëve nuk do t’i kërkojë më një vizë pune për të qëndruar legalisht në shtetin gjerman, por do të mjaftojë një kontratë pune. Sipas mediave gjermane, partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE. Ministria e brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës. Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigrant tjetër. Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si për shembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit. Sipas gazetës Handelsblatt, disa vende priten të përjashtohen. Një nga ato është edhe Kosova, që ende nuk e ka përfituar liberalizimin e vizave me BE. Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 1 janari 2019. Qytetarët do të punojnë legalisht me dokumente të shteteve të tyre, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi. Në këtë listë vendesh përfituese është edhe Shqipëria.

Ja profesionet më të kërkuara në Gjermani

Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë më të fortë në Evropë. Ky konkurs është për njerëzit që jetojnë jashtë Bashkimit Evropian, që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë mund të konkurrojnë. Paga mesatare neto në Gjermani është 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto. Personat e kualifikuar, inxhinierët kanë më shumë se dyfishin e pagës. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani. Në portalin e Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se në Gjermania ka rreth 267,144 vende të lira pune. Këtu janë disa nga profesionet që kërkon Gjermania:

– Asistent Teknik

– Inxhinier Mekanik

– Elektricist

– Instalues elektrik

– Elektricist për ndërtimin

– Hidraulik

– Teknikë i ngrohjes

– Punëtorë pa kualifikime për ujë

– Shofer

– Monitorimi i infrastrukturës hekurudhore

– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat

– Infermierë në pediatri

– Infermierë në kirurgji

– Infermierë në klinikë

– Anesteziolog

– Ndihmës anesteziolog

– Kujdestarë për të moshuar

– Specialistët në klinika Gjeriatrike

– Specialistë në Onkologji

– Specialistë në endoskopi

– Specialistë në nefrologji

– Specialistë në rehabilitim, dhe shumë profesione tjera.