FOTO/ Studentët e kalojnë natën te kryeministria, një prej tyre shfaq probleme me shëndetin

1018
Sigal

Një grup studentësh kanë qëndruar gjatë gjithë natës përpara kryeministrisë për të protestuar ndaj qeverisë për zgjidhjen e 8 kërkesave që ia kanë bërë të ditur ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Grupi i studentëve kanë sfiduar të ftohtin e madh të natës duke qëndruar jashtë.

Në disa foto që po qarkullojnë dhe në rrjetet sociale tregojnë njërin prej studentëve të shtrirë dhe të mbuluar me batanije, ndërsa mësohet se ka shfaqur dhe disa komplikacione shëndetësore.

Studentët pritet që të protestojnë sërish sot, ndërsa dje pati një përçarje të tyre lidhur me vendin se ku duhet të vazhdojnë rezistencën: Përpara kryeministrisë, apo përpara Ministrisë së Arsimit ashtu siç kanë bërë të gjitha ditët e tjera.