FOTOLAJM/ Studentët tallen me propagandën 3D të Edi Ramës

709
Sigal

Ditën e sotme studentët e kryeqytetit, me të cilët po bashkohen edhe ata të Kamzës, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës, të mbështetur edhe nga nxënësit e shkollave të mesme, kanë shtuar dozat e parullave kundër mënyrës së qeverisë Rama.

Ajo që vihet re në pankartat e përgatitura dje dhe sot janë batuta cinike dhe tallëse, ndaj qeverisë. Sot dy vajza studente të Inxhinierisë, kishin zgjedhur të mbanin  një parullë nëpërmjet së cilës ironizonin propagandën e kryeministrit, për kushtet e studentëve në konvikte.

Kohë më parë Edi Rama shpërndau në faqen e tij në FB një video 3D, ku shfaqeshin konviktet “moderne”  të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por edhe sot e kësaj dite, ato nuk janë përfunduar dhe realiteti është krejtësisht i kundërt nga “bukuritë”, që hedh kryeministri në rrjetet sociale.

“Mbrëmë fjeta te konviktet 3D të InxhInjerisë”, shkruhej në parullën që mbanin në duar ditën e sotme, dy vajza studente.