FOTO/ Protesta e banorëve të Astirit, blindohet Parlamenti

1117
Sigal

Banorët e Astirit do të vijojnë protestën e tyre sot para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar  me forcë prishjen e banesave të tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me vlerë të plotë për banesat e tyre, të cilat janë piketuar për t’u prishur nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Mësohet se 20 forca të FNSH-së kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019 si dhe do të votohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dekretimit nga Meta.

Gjithashtu situata do të monitorohet nga kreu i policisë së Tiranës dhe dy nëndrejtorët e këtij institucioni.

“Punonjës në Shqiponjave, policisë dhe FNSH-së janë në terren. Ka një gatishmëri të madhe, duke nisur nga drejtori por edhe nga dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës” .

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri