FOTO/ Ja situate me motin dhe zjarret në Shqipëri, a do të ketë reshje 24 orët e ardhshme?

831
Sigal

Edhe gjate dites se neserme, pritet qe temperaturat te kene nje rritje te lehte, teksa nuk priten shira ne te gjithe vendin. Koha duket premtuese per te gjithe ata qe po pushojne kete fund gushti. Ja parashikimi sipas IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

Sot (e mërkurë, dt.29) dhe nesër (e enjte, dt.30) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve. Vetëm në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel “I ULËT” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Rreziku do t? jet? m? i lart? gjat? dit?s s? nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.29) dhe nesër (e enjte, dt.30), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithësesi, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që nesër pasdite në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 14 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.29) dhe nesër (e enjte, dt.30) era do të dobësohet, por përsëri do të ketë forcime të përkohshme të erës, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore, ku do të fryjë deri mesatare.