Fondi Ndërkombëtar, kryqëzon Bankën e Shqipërisë

615
Sigal

Rriten rreziqet për financat shqiptare. Sipas raportit të Fondit Ndërkombëtar për Aksesin Financiar, 7 nga 10 treguesit reflektojnë një situatë të përkeqësuar. Analistët: Gent Sekio, servil i vendimmarrjeve të qeverisë dhe i paaftë. Ai nuk është Guvernator i Bankës por i oborrit të “Rilindjes”

Fondi Ndërkombëtar për Aksesin Financiar kryqëzon Bankën e Gent Sejkos

Fondi Ndërkombëtar për Aksesin Financiar kryqëzon Bankën e Shqipërisë, e cila e ka futur ekonominë dhe financat e vendit në pikiatë që nga koha kur në krye të sajë erdhi me katapultë Gent Sejko, ish-këshilltari i guvernatorit të arrestuar Ardian Fullani. Sipas Fondit Ndërkombëtar për Aksesin Financiar, shqiptarët po i përdorin më pak bankat, të cilat po përkeqësojnë në shumicën e treguesve edhe bankomatët te kredia. Shqipëria është përkeqësuar në shtatë nga dhjetë treguesit që merr parasysh vrojtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Aksesin Financiar për vitin 2018.

  • Në raport me vitin 2017, ai pasardhës shfaq ulje të numrit të automatëve në 30.43 për 100 mijë të rritur, ndërkohë që treguesi i mëparshëm ishte 30.47.
  • Treguesi i dytë me rënie është ai i degëve komerciale të bankave për 100 mijë të rritur. Nga 20.56 që ishte në vitin 2017, në vitin 2018 ky tregues, sipas FMN, është regjistruar 30.43.

Treguesit e mësipërm duket se kanë si primar efektin që kanë dhënë ndryshimet në tregun bankar me shitblerje dinamike të ndjekura dy vitet e fundit. Por, përtej kësaj

  • Vihet re një rënie edhe e përdorimit të shërbimeve financiare ku numri i depozituesve në bankat komerciale për 1000 të rritur ishte 1.085 në vitin 2017 ndërkohë që në vitin 2018 ishte 1.033.
  • Numri i huamarrësve nga bankat për 1000 të rritur rezulton 139.18 për vitin 2017 ndërkohë që ishte 137.51 për vitin e shkuar.
  • Depozitat në përqindje të GDP-së kanë vijuar rënien e tyre duke shkuar nga 69.93 në vitin 2017 në 67.18 në vitin 2018.
  • Kreditë aktive në banka si përqindje e GDP-së kanë vijuar gjithashtu tkurrjen, në 31.55% në vitin 2018, sërish me rënie krahasuar me vitet e mëparshme. Kreditë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si përqindje e GDP-së janë ulur në 9.02%.

Të shtatë treguesit reflektojnë një situatë të përkeqësuar teksa tre tregues të tjerë, pjesë përbërëse e vrojtimit, raportohen me rritje.

Rriten rreziqet për ekonominë, Sejko paralajmëron ulje tjetër të normës së interesit

Banka e Shqipërisë gjykon se politika e saj monetare do të vijojë të mbetet në kahun lehtësues. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrjes në daljen tij para mediave theksoi se risqet e kahut të poshtëm janë forcuar edhe më tej si për sa i përket ambientit të jashtëm në eurozonë me zhvillimet brenda saj ashtu edhe ato të ambientit të brendshëm ku tensioni politik vijon të ushtrojë presion. Janë këto arsyet se pse BSH sipas Sejkos vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit 1 për qind për lekun si dhe paralajmëroi për vijimin e politikës lehtësuese monetare.

Qeveria rishikon në ulje buxhetin 2019, “gërshërët” presin 3 miliardë lekë, vendorët me rritje

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën aktin normativ të buxhetit 2019, duke rishikuar me një ulje prej 3 miliardë lekësh të ardhurat dhe shpenzimet, duke lënë të pandryshuar deficitin. Të ardhurat e buxhetit që, në planin fillestar ishin parashikuar 364 miliardë lekë, tashmë zbresin në 361 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet janë ulur në 394 miliardë lekë. Duke parë ndryshimin e zërave, bie në sy një rritje e buxhetit vendor për vitin aktual. Kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4 300 milionë lekësh, përdoret nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa” – thuhet në aktin normativ të qeverisë. Ndërkohë që këto para duhej të shkonin për rritjen e menjëhershme të Euros dhe Dollarit, i cili në dhjetor parashikohet të kapë shifrat e 140 lekëve për 1 euro. Arsyeja ka të bëjë me hedhjen në treg të miliarda lekëve, prerje e re dhe për të cilën do kemi analiza në ditët në vijim.

Analisti Kaba: Seiko nuk është Guvernator i Bankës por i oborrit të “Rilindjes”

Në një postim të tij gazetari dhe analisti Dritan Kaba duke analizuar qëndrimet e guvernatorit Seiko, servilizmin e tij ndaj vendimmarrjeve të qeverisë, PPP-ve, mungesës së transparencës financiare, madje duke dalë edhe kundër qëndrimeve të Bankës Botërore dhe FMN-së thekson : Gent Sejko nuk është Guvernator i Bankës, por i oborrit. 2.3% rritje, bruto pa hequr inflacionin i bie të jetë në stanjacion ekonomia e vendit. Genti jo vetëm që gënjen, por edhe është trashur shumë, sa nuk po kupton se çfarë thotë. As nxënësit e 9- vjeçares nuk mund të thonë kaq broçkulla në njësinë e kohës sa guvernatori i BSH. Është po aq i paaftë, mashtrues sa çdo rilindës tjetër.